TAGS-AT E JAVËS

Kronike2024-09-22 11:25:00

Shisnin bizhuteri kontrabandë, shpallet në kërkim pronari i

Shkruar nga Pamfleti

Shisnin bizhuteri kontrabandë, shpallet në kërkim pronari i

50-vjeçarja Donika Bengaj është proceduar penalisht pasi nga kontrollet në dyqanin e saj të bizhuterive u gjetën dhe u sekuestruan aksesorë argjendi, për të cilat nuk disponoheshin fatura doganore e tatimore.

50-vjeçarja ka fshehur të ardhurat e përfituara nga shitja e këtyre bizhuterive në bashkëpunim me djalin e saj, 28-vjeçarin Izmir Bengaj.

Izmir Bengaj është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës pasi akuzohet se shiste bizhuteri kontrabandë në dy dyqane të njohura si 'Izmiri Shop' në Tiranë.

Mbi këta të dy rëndojnë akuzat për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, ”Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe ”Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë”.

Policia ka sekuestruar 9830 gram argjend.

“Në kuadër të këtij operacioni u procedua penalisht shtetasja D. B., 50 vjeçe, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, ”Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe ”Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë” parashikuar nga nenet 180, 174 dhe 178 të Kodit Penal. Gjithashtu po punohet për lokalizimin e djalit të saj, shtetasit I. B., 28 vjeç.

Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në një subjekt në rrugën "Muhamet Gjollesha", dhe në një tjetër në një qendër tregtare në rrugën Tiranë-Durrës. Gjatë kontrolleve në këto subjekte, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, aksesorë argjendi për të cilat nuk disponoheshin fatura doganore e tatimore dhe të ardhurat e përfituara nga shitja e tyre, fshiheshin nga dy autorët e dyshuar.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar aksesorë argjendi, me peshë 9830 gram, të dyshuar të kontrabanduar”, njofton policia.

 

Lini një Përgjigje