TAGS-AT E JAVËS

Kronike2024-09-26 09:10:00

Shkrumbohet nga flakët makina te mbikalimi i Rinasit

Shkruar nga Pamfleti

Shkrumbohet nga flakët makina te mbikalimi i Rinasit

Një automjeti tip “Volkswagen” është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur te mbikalimi i Rinasit.

Policia njofton se si pasojë e flakëve janë regjistruar vetëm dëme materiale.

“Me datë 26.09.2024, rreth orës 08:05, te mbikalimi i Rinasit, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti tip “Volkswagen”, me drejtuese shtetasen A. K., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Policia po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Lini një Përgjigje