Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme pranë një karburanti në Laç. Sipas informacioneve paraprake, shënjestra ka qenë pronari i kësaj pike karburanti.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes të afërmve të autorit dhe personit të shënjestruar.
Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje