TAGS-AT E JAVËS

Kronike2025-04-30 11:17:00

Zbardhen detaje nga atentati ndaj djemve të pronarit të

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen detaje nga atentati ndaj djemve të pronarit të

Detaje të reja janë zbardhur nga hetime lidhur me atentatin e 17 prillit ne Lunder, ku u qëllua me brershëri plumbash ndaj mjetit me të cilin udhëtonin dy djemtë e pronarit të Pelikani Security.

Grupi hetimor ka përftuar ADN mikse pas analizave laboratorike dhe po bëhen krahasimet. Por nga u përfituan këto ADN? Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes ku ishin fshehur autorët janë gjetur disa sende si: çanta, doreza dhe pinca. Dyshohet se janë përdorur për të prerë telin e rrethimit ku ishin fshehur me motor.

Po ashtu hetuesit janë fokusuar te këqyrja e kamerave të sigurisë jo vetëm ditë e ngjarjes, por shumë ditë para ngjarjes pasi kanë dyshime dhe informacione se autorët kanë lëvizur me motor për disa ditë rreth vendit të ngjarjes por edhe në zonën e Lundrës, ku kanë studiuar terrenin. Janë përftuar të dhëna të rëndësishme për grupin hetimor. Po bëhet analizimi i provave të mbledhura deri më tani.

Lini një Përgjigje