
On the occasion of the 90th birthday of Prof. Dr. Agron FICO...
Prof. Dr. Agron Fico is an albanologist, linguist, researcher of ethnoculture, specialist in the Albanian language for foreigners; author of numerous publications. The professor who established two Albanian language chairs outside Albania: in the capital of China, Beijing (1961-1965) and in Michigan (1996-2000). He has represented Albanian science and culture in a series of scientific, national and world conferences. Holds honorary titles from the "Award of the Republic in Albania" to the highest Chinese university award for academic achievement; as well as being included among the most outstanding American university professors, "Who is Who" Among American's Teachers 2000. Dr. Honoris Chausa of Eqerem Çabej Gjirokaster University.
Professor Fico, Albanological sciences in the field of ethno-folklore in these years have been enriched by the contribution of the passionate and visionary scientist, tireless and very prudent, such as the honorable Professor Doctor Agron Fico. In the book "Discovering the Albanian Epic at Harvard" Albert B. Lord, published in America, is a new scientific event in the Albanian-American academic world. What does this discovery mean to you?
The beginning of the new year 1966 found him in Tirana. He had returned from the University of Foreign Languages in Beijing, China, where he had opened the Chair of the Albanian Language and where I worked for several years as a professor of the Albanian language.
In June 1996, the symposium of the Association of Southeast European Studies was organized in Albania, but the problem was that scientists from BS and the USA would be invited. After heated discussions between the Foreign Ministry and the Academy of Sciences, it was the high leadership of the party that gave the green light to the entry of the American and Soviet professors in Albania. In the morning of June 25, the Soviet delegate arrived and in the afternoon he was expected to come from Budapest to Tirana Prof. Albert B. Lord. He had been assigned to be both the Lord's chief attendant and interpreter. Fortunately he had come across and read carefully and with notes Lord's seminal work The Singer of Tales, in which he laid the foundations of a new theory of the structure and composition of the popular epic as the key to understanding the classics. Homer's Iliad and Odyssey. In a second letter, Professor Lordi, apparently familiar with the political situation of Albania, as an isolated country and with a ferocious eavesdropping on foreign visitors, asked if he could also bring a tape recorder and a camera with him, so that recorded the scientific event and folklore performances. This request made him think and testified how Albania was seen by the democratic world; but the black scum poured out by the mass media of neighboring countries, mainly Greek and Yugoslav, that presented Albania as a country without political rights and freedom, but also wild and with primitive people, should be noted to them. Professor Lordi, on the way back to Tirana, told him about the expedition to northern Albania in 1937, as well as about the recording of Albanian folk songs, especially heroic ones.
Lordi added that there was a fund of Albanian heroic epics at Harvard and that he thought of publishing the Albanian fund in a separate volume in the future. Professor Lord's presentation about the legendary epic and the role of the rhapsody in enriching the basic variants was followed with interest and sparked many discussions. After two days packed with presentations and discussions, the participants went to Shkodër to take part in the performance of folklore groups. , which was held at the theater "Migjeni". Prof. Lord left for Italy to stay a few days at the American Academy in Rome. There he sent a letter of thanks for the reception and the success of the symposium held in Tirana. The letter was also given to Agron to translate. In the content, as mentioned above, there was gratitude and thanks for the rector Kahreman Ylli. In the letter, the professor also added these words: "Thanks also goes to the young researcher Agron Fico, not only as a translator."
Letra e dërguar nga Lordi doli se ishte hapur paraprakisht nga Sigurimi i Shtetit, gjë që m’u bë e qartë kur më thirri në Degën e Punëve të Brendshme të Tiranës Kadri Ismailati., i cili me klithma i kërkoi t’i shpjegonte kuptimin “jo vetëm si përkthyes” që përmbante letra. Këtu fillon edhe saga e pareshtur e vuajtjeve të t’ia që e ndoqi plot 17 vjet.
Nga kërkimet në Universitetin e Harvardit në kapakun e fletores së parë, shkruar anglisht lexohej: “Koleksioni i baladave heroike dhe këngëve popullore të Shqipërisë, mbledhur nga Albert B. Lord, 1937””. Ato janë gjithsej 12 fletore me 1350 faqe. Fletorja e fundit, me numrin 12, përmban treguesin e 100 këngëve, që përfshihen në tetë fletoret e para. Pra, fletorja e treguesit të lëndës(ajo me numrin 12)nuk është e plotë, në të nuk përfshihen këngët e fletoreve, 9, 10, 11, të cilat sipas Lordit, janë dërguar më vonë nga Shqipëria; nga bashkëpunëtorët e tij Qamil Hoxha nga Bicaj (Kukës) dhe Murat Paci nga Tropoja. E gjithë lënda e mbledhur nga Lordi në Shqipërinë e veriut në vitet 1936-1937 përmban 114 tekste, të mbledhura nga 36 rapsosdë të ndryshëm. Kjo dëshmon për një hulumtim të përpiktë dhe përzgjedhës, për kërkime cilësore. Profesor Lordi, edhe pse atëherë i ri në moshë, ka ndjekur një metodikë rigoroze pune në terren dhe ka kryer kërkime një një hapësirë gjeografike tepër të gjerë, që përfshin krejt Shqipërinë e veriut.
Regjistrimi i parë daton më 4 shtator 1937 dhe i fundit më 13 tetor 1937, pra një kërkim tepër i ngjeshur dhe intensiv. Ja edhe vendet e eksploruara: Shkodër, Kastrat, Bogë, Theth, Abat, Mërtur, Kolgecaj, Tropojë, Bytyc, Bicaj, Prizren, Dukagjin, Pukë. Çdo këngë e mbledhur është e pasaportizuar: vendi i mbledhjes, data e regjistrimit, përkatësia fetare e rapsodit, shkollimi dhe të dhëna të tjera. Këngët e mbledhura sipas gjinisë dhe llojit i përkasin epikës heroike, pra vendin kryesor e zënë bëmat e Mujit dhe Halilit, por në regjistrimet në disqe alumini të rapsodëve dygjuhësh ka edhe mjafte këngë lirike dhe historike shqiptare. Secila pllakë zgjaste 4+4minuta nga të dy anët. Këto incizime janë përdorur edhe nga muzikologu i njohur hungarez Bela Bartok, kur punonte për transkriptimin muzikor të tyre në Universitetin Columbia, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shkencëtarët e njohur amerikanë Milman Parry dhe Albert B. Lord të Universitetit të Harvardit krijuan teorinë gojore, për zbërthimin e enigmës disa shekullore homerike, zbulimin e ligjit të ngjizjes dhe krijimit të poemave homerike, njohur dhe si Teoria gojore Parry-Lord. Lordit vetë i pëlqente ta quante studim të Letërsisë Gojore tradicionale. Me kërkimet në terren në Ballkan, në vitet 30 të shekullit të kaluar, mblodhën një lëndë folklorike të pasur dhe të larmishme të këtyre trevave, që u bënë laboratori i kërkimeve të tyre; pra hodhën themelet e teorisë moderne të folkloristit.
Profesor Agroni i hyri studimit për kërkimin e dy ekspertëve irlandez në librin “Dosja H” shkruajtur nga shkrimtari ynë i shquar Ismail Kadare.“Dosja H” ka qenë pjesë e këtij studimi, por në studimin tim tek libri “Zbulimi i eposit shqiptar në Harëard” të autorit Albert B. Lord e kam pjesë të korrespondencës time me autoritetet shkencore amerikane si dhe me zonjën e të ndjerit profesor Lord, për ta bërë të njohur veprën e profesorit amerikan nëpërmjet romanit të një shkrimtari të shquar shqiptar me përmasa botërore si Kadare, i cili ishte bazuar në veprën e tij letrare nga zbulimi i profesor Lordit dhe mikut të tij Milman Parry.
Po ju tregoj librin origjinal me dedikimin e profesor Lordit në të cilin janë edhe paragrafët për eposin e kreshnikëve si një pasuri shpirtërore e popullit shqiptar. Kur shkrimtari Kadare kishte shkruar një shkrim shumë të mirë për ciklin e kreshnikëvë në revistën “Nëntori” andej nga vitet ’80, Enver Hoxha e kishte pëlqyer dhe kish urdhëruar të përkthehej ky shkrim në shumë gjuhë, por edhe në gjuhën serbe. Një ditë teksa e takova Ismailin në sheshin “Skënderbej” dhe e përgëzova për shkrimin në fjalë ai mu përgjigj: - “Mirë ti po më lavdëron, por ata të Institutit po më gjuajnë me shkëmbinj dhe nuk ndalen.” Unë i thashë, se nëse do ta zgjerosh temën e eposit të kreshnikëve do të sugjeroj veprën e prof. Lordit dhe u takuam rishtazi dhe i dhashë librin me paragrafët për eposin e kreshnikëve ku gjendet përkatësia e eposit të kreshnikëve. Ai teksa e dëgjonte profesorin u përfshi sa emocionalisht dhe në padurim për ta patur librin sa më parë në dorë, qoftë edhe për dy javë dhe ndaj u ndje i lumtur kur ai si shkrimtar i madh e ktheu në vepër artistike të jashtëzakonshme këtë të vërtetë shkencore të profesor Lordit.

Nga Instituti disa njerëz të ndikuar nga metoda sovjetike e shikonin eposin si vepër e fshatarësisë kundër feudalëve, kur në fakt ishte lufta e popullit shqiptar kundër pushtuesit sllav. Këndoheshin 10 mijë vargje si në kohën e Homerit nga lahutarët shqiptarë e të tjerë bilinguistë. Po bëhen përpjekje të shterpëta për ta rifutur në agjendën e UNESCO eposin e kreshnikëve dhe lahutën e lahutarit shqiptar, shton profesor Fico Ekipet tona nuk më duken shumë të afta e kompetente shkencërisht dhe nuk besonte se do t’ia dilnin.
Profesor Agroni ka ndjekur si askush tjetër mediat amerikane në lidhje me opinionin e tyre për shkrimtarin Ismail Kadare, dhe kishte një qëndrim a mendim për këto opinion. Ismail Kadare shkrimtari ynë i shquar është shumë i vlerësuar dhe kjo dokumentohet në mediat më serioze si Washington Post, New York Times, por edhe në botimet e librave të tij që janë rreth 35 të tillë të gjitha me komente e vlerësime maksimale. Profesor Agron Fico pati asistuar vetë si përkthyes dhe shoqërues i Kadaresë në Universitetin e Pickertonit në New Jersey ku studentët qëndruan në këmbë dhe në bashkëbisedimin me shkrimtarin shqiptar Kadare, u mahnitën me erudicionin kulturor të shkrimtarit dhe u njohën me historinë, letërsinë e kulturën shqiptare.
Në një takim tjetër ku ka qenë përsëri në krah Kadaresë si shoqërues e përkthyes në aktivitetet e OKB-së në prani të 28 ambasadorëve nga vende të ndryshme të botës, botuesve e gazetarëve të mediave nga më seriozet në SHBA me temë “Letërsia dhe diktatura”, shkrimtari e trajtoi këtë temë universale qysh nga Dante Aligeri me “Ferrin, Parajsën e Purgatorin” dhe sistemet autokratike, diktatoriale dhe sundimtarët e ndryshëm në raport me liritë e individit. Po ashtu në gazetën prestigjioze Neë York Time, kur doli libri “Muzgu i perëndive të stepës” në Amerikë u vlerësua edhe nga pikpamja se një libër i tillë paralajmëronte erën e “Putinizmit”në Rusi dhe poltikën botërore, ndërkohë kur ky libër ka dalë në Shqipëri andej nga vitet 1976 kaloi pa bujë e vëmendje nga mediat.
Ndërsa për librin me titull “Dosja H” në një takim në vitin 1998 me praninë e disa ambasadorëve u shfaqën dy qëndrime. Një prej tyre sipas të cilit në roman shfaqej fryma nacionaliste e Enver Hoxhës dhe tjetri mbi të vërtetën e eposit të kreshnikëve dhe lufta e popullit shqiptar kundër pushtuesit sllav. Profesor Fico shprehej, se shkrimtari Isamil Kadare e meriton çmimin Nobel, por ne si shqiptarë nuk kemi ditur të lobojmë në Amerikë dhe këtë e ka shprehur në shkrimin tij “Kadareja në Amerikë”.
Agron Fico ka qenë i pari profesor shqiptar i cili hapi Katedrën e gjuhës shqipe në Kinë e cila vazhdon sot e kësaj dite.
Ja si e tregon këtë ngjarje Agron Fico! Ndjehem i përunjur po t’ju përmend se në vitet’60 të shekullit të kaluar kam pasur fatin të hap katedrën e gjuhës shqipe në Universitetin e Gjuhëve të huaja të Pekinit, në Republikën e Kinës, dhe marrëdhëniet e mia me studentët lejoheshin vetëm nëpërmjet disave të ashtuquajtur ndihmës edhe pse quheshim si ”vende mike”. Udhëtimi 21 ditor drejt Kinës ishte një kujtim i pashlyeshëm në jetën time si dhe kujtime të tjera si p.sh, ditën e parë të mbërritjes time në hotelin më të mirë në qendër të Pekinit u përshëndetëm nga mijra qytetar kinez sepse dikush kishte idenë se kishte ardhur delegacioni shqiptar me Enver Hoxhën. Po ashtu i pashlyeshëm ishte dhe botimi i një vjershe time kushtuar miqësisë shqiptaro-kineze në gazetën më të madhe të Kinës siç ishte “Zhemi Zhibao”.
Pas këtij botimi isha i pranishëm në të gjitha pritjet protokollare të nivelit të lartë nga ku më është dhënë rasti disa herë të takojë udhëheqësit kryesor të shtetit kinez, duke filluar me filozofin Mao Ce Dun e kryeministrin Çu En Laj e shumë njerëz të shquar të politikës, shkencës e artit po edhe të sportit aq e vërtetë është kjo sa më mirë njihja Kinën se sa Gjirokastrën time.
Studentët e një kursi ishin 15 vetë ku krahas mësimit të gjuhës shqipe u mësohej edhe kultura dhe letërsia shqipe. Gruan e kisha edhe kolege, sepse ajo u jepte praktikën e të shkruarit të tekstit shqip, ndërsa unë teorinë. Përpunuam metoda të mësimdhënies së gjuhës shqipe me qëllim që të kishim rezultate sa më të shpejta për mësimin e gjuhës shqipe. Në një detyrë kursi studentëve kinezë u kërkova që të mblidhnin materiale për folklorin kinez dhe me të gjitha këto punime botuam një libër shumë cilësor me titull “Visare popullore kineze “.
Unë sot e kësaj dite ruaj kontakte me disa nga ish studentët e mi të cilët i kam takuar edhe në Tiranë dhe ka qenë një takim shumë i përmallshëm. Rëndësia e hapjes së kësaj katedre ishte e madhe sepse ishte e vetmja katedër e “Gjuhës shqipe” në të gjithë Azinë. Mbas hapjes së Shqipërisë jam respektuar nga ambasador të ndryshëm të Kinës në Tiranë dhe u jam mirënjohës për akordimin çmimit më të lartë të universiteteve të Kinës për arritje akademike këto ditë festuam 70-vjetorin e marrëdhënieve Shqiptaro -Kineze.
Amerika një tjetër sfidë e tij në një tjetër kontinent dhe përsëri për gjuhën e kulturën shqiptare në kushte e rrethana të tjera, çfarë kishte të ndryshme nga Kina?
Amerika e bukur, e mundësive dhe e lirisë për tu bërë një ëndërr realitet, kjo ka qenë Amerika për shumë njerëz nga e gjithë bota, si edhe për mua. Një ditë prej ditësh, pasi kishte filluar mësimin e gjuhës shqipe me diplomatët amerikanë, i hapi bisedën zonjës Jacqueline Muller. I shpjegoi rrethanat e njohjes me profesorin e shquar dhe me takt shprehu dëshirën që të rivendoste marrëdhëniet me të. Zonja Jacqueline Muller, pasi ishte kthyer nga një vizitë pune në Amerikë, i kishte thënë, se ishte interesuar për fatin e Albert Lordit dhe kishte mësuar se ai kishte ndërruar jetë para disa viteve dhe se familja e tij banonte në shtetin e Massachusets. Vajza e tij e madhe Albana, e cila ishte në Amerikë vendosi kontaktet me zonjën Lord nga ku unë u mirëprita në shtëpinë e saj për të kryer studime rreth punës së Albert B.Lord dhe Melman Parry në universitetin e Harvardit, nga i cili kishin dalë 8 presidentë amerikanë dhe 40 fitues të çmimit “Nobel”.
Ishte mars i vitit 1986, kur profesor Fico i preku me dorë fletoret me lëndën shqiptare mbledhur nga Albert Bates Lord, në biblotekën e Harvardit e dyta për nga madhësia pas Biblotekës së Kongresit. Gjatë atyre ditëve të paharruara në Cambridge të Bostonit, si i ftuar i familjes së Albert B.Lordit, dita më emocionuese e tij, ishte vizita në varrezat e qytetit për plotësimin e një pengu, por edhe një detyrimi moral ndaj këtij shkencëtari dhe miku të shquar. Ja si e tregon këtë emocion:- Zbrita nga makina dhe shkova drejt varrit të Lordit. Shpërndava lulete e sjella dhe, me plot emocion thashë “Dear profesor Lord. I kept my promise. I have come from Albania, to meet You..” I dashur profesor Lord. E mbajta premtimin”. Kam ardhur nga Shqipëria e largët të takohem me Ty. Dhe i përlotur shtova...”Të ndritë shpirti, i nderuar profesor Lord”.
Shoqëria amerikane është një shoqëri shumë- etnike, që realisht krijon shumë mundësi të pakufizuara për zhvillimin e identitetit kulturor, që buron nga liria e plotë që gëzon individi në gjirin e kësaj shoqërie të demokracisë klasike. Identiteti kulturor është një proçes i përhershëm social-etnik, që ngjizet në familje dhe zhvillohet në komunitet, por ai kërkon dashuri, përkushtim dhe veprim. Amerika e diasporës së re shqiptare është si mozaik shqiptar në botën e madhe perëndimore dhe ajo rend si me mend siç janë publicistika dhe shumë libra të Profesor Peter Priftit, aktori Xhevat Limani, doktoresha Lindita Çoku, po ashtu edhe në biznese të nivelit botëror të zotit Gjergj Dedvukajt me restorante ku gatuhet për personalitetet më të larta të Amerikës, që nga presidentët, senatorët dhe artistët e “Holliwood”. Restorantet e famshme të biznesmenit shumë të suksesshëm zotit Shaqir Gashi, ku mblidhen shqiptarët kudo që janë dhe mbajnë gjallë mallin për atdhe dhe i shërbejnë çështjes shqiptare si askush tjetër në botë. Interesant janë shumë studentë shqiptarë, të cilët kanë dalë me nota të shkëlqyera dhe janë përthithur nga kompani gjigande të cilat paguajnë me paga marramendëse trurin e tyre.
Ai ka qenë shpesh i pranishëm në mediat shqiptare dhe botërore me qëndrimet dhe opinionet tuaja për çështjen shqiptare, në këto 28 vjet ka pasur ngjarje të shumta, cilën nga këto do të veçonit? Ja si ishte komenti i tij pë këto çështje!
Pa dyshim do t’i quaja si vitet e shekullit të shqiptarëve, të cilët në sajë të miqësisë që ushqejnë për SHBA dhe mirënjohjes ndaj presidentëve Klinton dhe Bush, të cilët ndihmuan çlirimin dhe njohën pavarësinë e Kosovës dhe janë një aleate e natyrshme e popullit shqiptar qysh me presidentin Ëillson. Miqësitë u rilidhën përsëri me këtë aleat të madh të popullit shqiptar dhe pa shikoni Greqia ka aleat Anglinë, Serbia Rusinë, po ne?
Ja si e konsideronte Etnofolklorin shqiptar në ditët e sotme si e shihte ai larminë e shumë aktiviteteve dhe cilësinë e tyre
Ç’të të them? Janë promovuar shumë në media dhe unë e kam ngritur disa herë këtë problem pranë institucioneve shtetërore dhe Ministrisë së Kulturës. Tani po merren me folklorin njerëz joprofesionistë, të cilët janë, jo vetëm injorantë, por janë duke e bastarduar artin tonë. Komponentët si muzika, kënga dhe veshjet, të cilët nuk bëjnë pa njëra-tjetrën po e masakrojnë folklorin shqiptar, kur mungon njëra ose tjetra. Por më e keqja, ndodh kur këto shfaqen nëpër skenat e shteteve të tjera.
Në kohën e diktaturës ishte përgjegjësi e jashtëzakonshme përfaqësimi dinjitoz i folklorit të zonës apo në festivale folklorike në rang kombëtar e ndërkombëtar. Enver Hoxha e njihte mirë natyrën nacionaliste të popullit shqiptar, ndaj kujdesej për folklorin, ndonëse në fillim të çdo aktiviteti 3-4 këngë do të ishin për Partinë dhe sistemin socialist. Vetë kam kryer ekspedita për gjetjen e këngëve të vjetra në krahinën e Zagorisë, apo kam studiuar këngët në stane në fshatrat e zonës së Ramicës në stanet e Bihunit, pika më e lartë, po ashtu kam mbledhur këngë e legjenda për Skënderbeun në veri të Shqipërisë, ku edhe u nderova me çmimin e “Republikës”.
Përktheva dhe pajisa me shënime kritike veprën e Spiro Dines, “Valët e detit”. Isha plot pasion për shkencën e etnokulturës ndonëse kisha dalë me nota të shkëlqyera nga universiteti por pranova me kënaqësi të hedh çantën krahut nëpër ekspedita etnokulturore të Institutit të Folklorit. Unë u jam mirënjohës fshatarëve të atyre zonave, të cilët me mikpritjen e bujarinë e tyre ndanë bukën me ne sikur të ishim pjesëtarë të familjes, si në veri, ashtu dhe në jug të Shqipërisë. Aty nga fundi i viteve ’80 u hap debati, nëse do të ekzistonte folklori me ecjen përpara të socializmit dhe sipas kësaj teze folklori do të shkonte drejt zhdukjes. Unë e kam argumentuar të kundërtën, se folklori nuk ka lidhje me socializmin dhe sisteme të tjera. Jehona e ngjarjeve të mëdha është përcjell brez pas brezi në këngë e valle, kanë qenë beteja me armikun si ato kundër sllavëve ashtu edhe kundër turqve në kohën e Skënderbeut, apo ngjarjet e “Lidhjes së Prizrenit” dhe kryengritjet e “Tanzimatit” e deri tek këngët për luftën e “Vlorës”, apo asaj “Nacional-Çlirimtare. Arbëreshët e Italisë janë një shembull i gjallë i mbajtjes së folklorit dhe gjuhës. Arbërorët e Greqisë janë një shembull i rezistencës së dokeve e zakoneve shqiptare e ndaj duhet të hedhim sytë si shkencëtar tek ata. Fatos Mero Rrapajn gjurmuesin e thesareve të folklorit të çamërisë kush do ta ndjeki në pasionin dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm më thoni?
Albanologu Holder Pedersen më 1895 botoi “Albanische Texte mit Glosar”, Leipzig ku përfshiheshin disa përralla çame, të cilat tërhoqën vëmendjen e studiuesve skrupulozë, jo vetëm për subjektet e veçanta, por mbi të gjitha për gjuhën, të quajtur e folmja çame, plot origjinalitet, muzikalitet, me karakteristikat e grupit bashkëtingëllor “kl” “gl”. Danezi Holger Pedersen ecte në gjurmët e pionierit të albanalogjisë Johan Georg von Han, i cili në veprën e tij “Studime shqiptare” 1854 botoi edhe mjaft vepra të folklorit çam. Pata fatin të njihesha me Fatos Mero Rrapaj dhe përvojën time shkencore ia afrova me bujari. Në një ndër këto takime i përmenda interesimin e Prof. Eqerem Çabejt për punën dhe materialet e pasura gjuhësore dhe folklorike që kishte mbledhur.
Bashkë me Fatosin shkuam tek shtëpia e profesorit i cili na priti me finesën e intelektualit gjirokastrit dhe fisnikërinë e eruditit, i krijoj një mjedis tepër të ngrohtë mysafirit të ri, Fatos Mero Rrapaj. Më vonë mësova nga Fatosi se kishte shkuar edhe disa herë të tjera te profesori dhe kishte përfituar shumë nga këshillat dhe sugjerimet gjuhësore të dijetarit të shquar për të folmen çame dhe veçoritë e saj. Një ditë në derën e shtëpisë time vjen Fatosi me një tufë dafinash në dorë. Mbasi pimë kafen e kuptoi habinë time e më thotë se sa po kish ardhur nga Konispoli, nga fshati kufitar Vërva.
Në postën kufitare kish qëlluar një oficer i mirë dhe e kish lënë të futej rreth 150 metra brenda kufirit në tokën çame për të këputur një tufë dafinash të cilat i solli në Tiranë për ti vendosur në vendin e prehjes së gjuhëtarit të madh të shqipes, Eqerem Çabejt. Fatosi botoi një libër voluminoz me “Këngë popullore të Çamërisë”, të bazuar në kritere shkencore.....kush do e vazhdojë veprën e tij më thoni? Biznesi edhe në fushën e artit, qoftë ky edhe folklori, natyrisht e ka ulur vëmendjen e shtetit, për pasojë edhe vëmendjen ndaj profesionistëve e kombëtaristëve, por është po aq e vërtetë që shqiptarët në diasporë janë shumë të lidhur me këngët e pastra të folklorit si në jug e në veri të vendit.
Në Amerikë në të gjitha aktivitetet e organizuara ka filluar kultivimi i këngëve dhe valleve popullore qysh në moshat e vogla 5-6 vjeçe, natyrisht aty ku shoqatat dhe organizatat e ndryshme kulturore funksionojnë me dashuri e pasion për kombin amë dhe folklorin e tij. E tillë është edhe shoqata “Bashkimi Shqiptar” me kryetar Gjergj Dedvu.
Një nga ngjarjet e tjera në jetën e tij intelektuale profesor Fico ka edhe ngritjen e “Akademinë e Shkencave Shqiptaro-Amerikane. Në Amerikë është ngritur Akademia “Shqiptaro-Amerikane e Shkencave” nën drejtimin e psikiatrit të njohur Prof. Dr. Skënder Kodra, e cila ka krijuar lidhje bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave të Kosovës, në radhët e saj ka edhe studiues nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Kjo Akademi kryen aktivitete të larmishme, si në promovimin e artit dhe kulturës shqiptare, ashtu edhe shprehim qëndrime të ndryshme për tema politiko-shoqërore që kanë lidhje me çështjen e kombit shqiptar, dhe integrimin në shoqërinë amerikane të bashkëkombasve tanë shqiptar.
Ka disa festime dhe manifestime në sheshet qendrore të kryeqyteteve të ndryshme të Amerikës, siç ka pasur edhe ardhje të artistëve të ndryshëm nga trevat shqiptare. Ne i kemi mëshuar edhe aktiviteteve me tema shkencore në mënyrë që të afrohen edhe njerëzit e shkencës. Me rastin e 600 vjetorit e lindjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, Akademia “Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe Arteve në New York organizoi konferenca të mirëfillta shkencore që u vlerësuan gjerësisht nga masmedia shqiptare dhe ajo amerikane. Po ashtu me rastin e 70- vjetorit dhe 80-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare janë zhvilluar takime shkencore të nivelit ndërkombëtar dhe kanë shkruar mediat amerikane.
Malli për vendlindjen e tij Gjirokastrën ka pas edhe vëmendjen e kulturës së këtij qyteti nga Agron Fico. Kultura gjirokastrite për mendimin e tij, ndryshe nga zona të tjera të Shqipërisë ka karakteristikat e saj dhe kjo kërkon një studim historik, ashtu dhe etnokulturor, por dhe ndikimi i faktorëve të ndryshëm socialkulturor. Ja ta zemë, ta fillojmë me historinë e emrit të këtij qyteti Argjiro, Ergjeri, Gjirokastër apo në kohë të ndryshme me ndikim fetar bizantin, katolik, musliman, por edhe të pranisë së popullsisë hebereje, shtonte ndër të tjera profesori. Profesionet e elitës së qytetit ishin mjekësia dhe jurisprudenca e më pas ekonomia.
Gjirokastra në vitet 1930 numuronte 430 të diplomuar në universitet e botës, pra është qendër arsimdashëse e Shqipërisë. Nga gjimnazi “Asim Zeneli”, ku kish mbaruar edhe ai, me medalje ari, kanë dalë dy shkrimtarët tanë më të mëdhenj Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli të nderuar me titullin “Nderi i qytetit të Gjirokastës”. Por të mos harrojmë profesorët tanë si Vehbi Bala, Thoma Papapano e Shaban Demiraj. Gjirokastra do të quhet edhe qyteti i “Manxuranës”. Në çdo dritare të një shtëpije gjirokastrite do të shohësh edhe vazon me lulen e manxuranës. Kjo lule ka një blerim të përhershëm , por mbi të gjitha një aromë të këndëshme e tejet të veçantë. Gratë gjirokastrite, kur dikush vjen për vizitë dhe duan ta respektojnë në një shkallë të lartë nderimi, e gostisin me kafe-guri,(të shtypur me një dybek guri) dhe mbi filxhanin e kafesë i vënë një gjethe manxurane.
The coffee, together with the special coffee-stone taste, has the smell of manjuran. This is a brown probably never seen on earth. You can't drink this kind of coffee in Rome, New York, or Brazil, the homeland of coffee. Holiness, or in short, keeping the economy in the books, that is, knowing how to use the income, is not cunning. And the exemplary cleanliness and excellent cooking of the Girokastrite housewives. In the novel "Wrong Dinner", Kadareja has best described the radiation of the Girocastrian civilization.
In the paragraph, when the German command of the city gathered all the men and while asking them about their professions, the citizens answered that they were either lawyers or doctors, while the command meanwhile was looking for a wing worker. In this novel, the description of Mrs. Ganimet, everything from her dress to her walk showed the ladylikeness of the ladies of the city. These traditions are not only preserved to this day, but they are an extraordinary asset for family tourism where foreigners love the hospitable citizen without vices, the cleanliness of the beds and of course a rich and clean cooking. His little daughter Dalina has prepared a simple and necessary dictionary with Girocastrian words in English.
Lini një Përgjigje