
Kryeministri Edi Rama ishte në Berat ku zhvilloi një takim me pensionistë, në kuadër të një turi takimesh që po zhvillon në të gjithë vendin me kategori të ndryshme të shoqërisë.
Rama foli për integrimin, nivelin e korrupsionit, opozitën dhe projektet e qeverisë, ndërsa u shpreh se objektivi kryesor është anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Pas fjalës së Kryeministrit, mikrofonin e mori një prej pensionistëve, dikur mësuese, e cila kërkoi nga bashkëmoshataret e saj, më shumë durim dhe optimizëm, përsa i takon rritjes së nivelit të pensioneve.
Ajo tha se pensioni i saj ishte dyfishuar nga koha që kishte dalë në pension dhe deri më tani, ndërsa u shpreh se besonte sërish se niveli i pensionit do të rritej.
“Duhet të kemi më shumë besim, më shumë optimizëm. Unë marr shembullim tim, dikur kisha një pension të vogël. Kam punuar mësuese, sot marr dyfishin e atij pensioni”, tha ajo.
Dhe një moment të tillë, Kryeministri nuk mund ta humbiste, teksa zgjodhi të bëjë një batutë me mënyrën se si pensionistja foli.
“Pas kësaj oratorie, vetëm të të marr ndonjë ditë të trajnosh deputetët e Partisë Socialiste”, tha Rama, që duket se mbeti i habitur nga elokuenca e pensionistes.
Votoni popull del përsëri atë tipin që ngop me miliarda euro oligarkët dhe shokët e vet,se rroc nokun e tij do t'ju japë sa herë t'a votoni.Ujë 24 orë në ditë ka qenë premtimi i tij sot e 13 vjet ,dhe asnjëherë nuk është realizuar e as do realizohet.. Vetëm miliardat në xhepat e vet shikon ky kriminel...Mos i besoni as sa fija e flokut, as këtij e partisë së tij të korruptuara deri në kockë,as partisë së Salehut.35 vjet plehra kanë qenë, plehra kanë prodhuar...????????????????