TAGS-AT E JAVËS

Politike2025-02-12 21:49:00

GJKKO lë në burg Veliajn, lehtëson masën e sigurisë për Ajola Xoxën; vendimi që u mor për biznesmenët

Shkruar nga Pamfleti

GJKKO lë në burg Veliajn, lehtëson masën e sigurisë

Gjyqtari Erion Bani lë në “arrest me burg” Erion Veliajn...

Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në qeli. Gjyqtari Erion Bani ka vendosur të mos ndryshojë masën e sigurisë ndaj Kryebashkiakut të Tiranës.  

Pas afro 6 orësh seancë, ku palët dhanë argumentet e tyre, gjyqtari Bani vendosi të mos ndryshojë qëndrim nga ai i datës 9 shkurt, kur dhe firmosi arrestimin e Veliajt. Po ashtu masat nuk kanë ndryshaur as ndaj biznesmenëve, teksa i vemti ndryshim ka ndodhur për Ajola Xoxën, bashkeshorten e Veliajt. Nga "arrest në shtëpi", u vendos "detyrim paraqitje".

Seanca nisi në mëngjes, por u shty për në orën 13.30, pas kërkesës së avokatëve për tu njohur me dosjen. Në 13.30 rinisi seanca, ku pati debate dhe tensione. Veliaj e cilësoi të padrejtë arrestimin e tij dhe bashkë me avokatët kërkuan masë sigurie më të butë. Mësohet se përkatësisht avokatët kanë kërkuar ‘lirim’ kundrejt garancisë pasurore për Erion Veliajn dhe ‘detyrim paraqitje’ për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa. Ndërkohë prokurorët e SPAK, Ols Dado dhe Altin Dumani kërkuan rikonfirmimin e masave aktuale.  

GJKKO lë në burg Veliajn, lehtëson masën e sigurisë
Vendimi i GJKKO

Në nisje të seancës, Veliaj u përplas me prokurorin Dado, duke e akuzuar për konflikt interesi.

Ti je në konflikt interesi, e ke personale me mua. Më je paraqitur dhe ke përfituar leje ndërtimi, ke marrë leje ndërtimi nga ana ime. Pasi ke mbetur i pakënaqur më ke thënë “do ta mbash mend”. Ke dy rrugë, ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu”, tha Veliaj.

Gjatë momentit që Veliaj ka mbajtur fjalën gjyqtari i Erjon Bani i ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakut për tonin e zërit dhe ruajtjen e solemnitetit para gjykatës.

Në të njëjtën seancë ishin biznesmeni Elman Abule, i arrestuar për pastrim parash dhe pesë të tjerët detyrim paraqitje që janë Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha. Edhe për ta nuk pati ndryshim të masave të sigurisë.

SPAK akuzon Veliajn për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa bashkëshorten e tij për fshehje pasurie, korrupsion dhe pastrim parash. SPAK pretendon se në bashkëpunim me biznesmenët ata kanë përdorur një organizatë të zonjës Xoxa për të përfituar para publike. Vetë Veliaj i ka mohuar këto akuza. /Pamfleti

Lini një Përgjigje