TAGS-AT E JAVËS

Politike2025-02-12 20:47:00

“Mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend...”, zbardhet dëshmia e Veliajt: I kam hyrë në hak familjes, vila në Qerret nuk është e imja

Shkruar nga Pamfleti

“Mallkuar qoftë ai që punon në këtë

Zbardhen dëshmitë e dhëna sot në GJKKO të Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës.

Sipas gazetares Anila Hoxha, Ajola Xoxa ka kërkuar ndryshimin e masës në ‘detyrim paraqitje’, ndërsa është kërkuar garanci pasurore për Veliajn. Avokati Ermir Beta tha se kërkoi masë më të butë për Veliajn, konkretisht sipas tij, “garancia do ishte e përshtatshme".

Ndërkohë në fjalën e tij Veliaj tha se: “Nuk më është shpjeguar edhe sot pse jam i arrestuar, unë një kryetar bashkie që jam votuar nga populli i Tiranës, kam bërë detyrë time. I kam hyrë në hak familjes se kam punuar edhe të shtunë edhe të dielë edhe për festa kam punuar.

Por mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend, se bëhet objekt sulmi dhe gjendet në këtë situatë qe jam unë sot. Vila në Qerret nuk është e jona, është e natyrshme që aty do gjenden lodrat e fëmijës sim dhe se bashkëshortja ime është fëmijë i vetëm dhe vjehrra ime dhe nuk e di pse duket kaq e panatyrshme që të jenë lodrat e fëmijës tek shtëpia e gjyshes”.

Ndërkohë prokurori tha: “Të gjitha veshjet kishin kod unik dhe ishin veshje personale, buzëkuq dhe bizhuteri”.

Lini një Përgjigje