TAGS-AT E JAVËS

Politike2025-02-13 13:14:00

Kuvendi kthehet në ring, Flamur Noka hipën mbi tavolinë dhe godet me shishe uji ministrin Balla

Shkruar nga Pamfleti

Kuvendi kthehet në ring, Flamur Noka hipën mbi tavolinë dhe godet

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka tentuar të godasë me shishe uji ministrin Taulant Balla. Menjëherë ka ndërhyre Garda duke mos lejuar deputetët të afrohen në foltore ndërsa disa prej deputetëve të opozitës janë grumbulluar përpara foltores. 

Kryetarja e Kuvendit ka njoftuar 5 minuta pushim dhe gjithashtu ka përjashtuar nga seanca penale deputetin Noka.

Noka e hodhi 2 herë shishen në drejtim të Ballës, por nuk qëlloi dot në shenjë. 

"Merreni këtë se është i çmendur", tha Balla. 

Kujtojmë se, edhe më herët deputeti Noka tentoi të çajë gardhin e gardistëve duke u përplasur fizikisht me Gardën duke i shtyrë.

Kuvendi kthehet në ring, Flamur Noka hipën mbi tavolinë dhe godet

 

Lini një Përgjigje