TAGS-AT E JAVËS

Politike2025-03-27 08:40:00

Mbyllja e TikTok, Rama tenton të trembë përdoruesit: Mos përdorni VPN, hakerat do bëjnë namin

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllja e TikTok, Rama tenton të trembë përdoruesit: Mos

Kryeministri Rama ka dhënë lajmin se procedura për mbylljen e TikTok në telefonat SMART ka përfunduar!

Kryeministri Rama ka folur lidhur në rubrikën “Sy m’sy” se pas njoftimin për mbylljen e rrjetit social “Tik Tok”, qytetarët kanë nisur të përdorin VPN për ndryshimin e locationit dhe dhe hapjen e "Tik Tik".

Rama shprehet se kjo mënyrë është shumë e rrezikshme pasi sipas tij, hakerat bëjnë namin në vjedhjen e të dhënave të telefonit.

Rama kërkoi që të durojnë edhe pak kohë pa "Tik Tok", duke u shprehur se përfaqësues të kompanisë do të vijnë së shpejti në Shqipëri për të paraqitur planin për rritjen e sigurisë.

“Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar për telefonat Smart. Të gjithë ta dinë që mënyra për t’iu shmangur bllokimit duke përdorur VPN falas është shumë e rrezikshme sepse dihet botërisht se hakerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit. Duroni pa TikTok disa kohë deri kur të përfundojnë edhe programin e përbashkët kompaninë TiKTok e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri për të paraqitur planin për rritjen e sigurisë për fëmijët e adoleshentët në mënyrë që të gjithë të jeni të lumtur, kompania, prindërit, fëmijët, mësuesit por edhe ne”, tha Rama.

mbyllja e tiktok mos përdorni vpn hakerat do bëjnë namin

Lini një Përgjigje