TAGS-AT E JAVËS

Politike2025-05-06 11:20:00

Rama ironizon Alizotin: Erdha me shumë frikë se ka thënë njëri ‘do t’iu ha të gjallë’

Shkruar nga Pamfleti

Rama ironizon Alizotin: Erdha me shumë frikë se ka thënë

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer sërish deklaratave të drejtuesit politik të PD në Elbasan, Tomor Alizoti, i cili pak ditë më parë paralajmëroi që “të mos prekin votën pasi do t'i hanë të gjallë”.

Nga Librazhdi, Rama kërkoi falje për vonesën madje ironizoi se ishte gati duke u kthyer mbrapsht pasi kishte frikë.

“Mirëmëngjes të gjithëve. Ju kërkoj ndjesë për këto minuta vonesë, por kam ardhur me shumë frikë sot. Kam ardhur me shumë frikë dhe gati-gati isha duke u kthyer mbrapsht se ka dalë njëri këtej që do na hajë të gjallë. Mirëpo nuk e shoh gjëkundi atë. Sot kemi dhe një takim të madh përmbyllës në Elbasan dhe ju falënderoj shumë që jeni kaq të shumë këtu se duke ju parë kaq shumë edhe mua më del pak frika se ai kur thotë do hamë, ai ha me gjithë mend”, tha Rama.

Lini një Përgjigje