TAGS-AT E JAVËS

Politike2024-10-15 10:31:00

Shqipëria hapi negociatat me BE, Rama: S'kemi plan

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria hapi negociatat me BE, Rama: S'kemi plan
 
Shqipëria hapi sot zyrtarisht negociatat për grupkapitullin e parë me Bashkimin Europian.

Kryeministri Edi Rama dhe ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó ndodhen në konferencë për shtyp.

Szijjártó u shpreh se është në interest ë BE-së që zgjerimi të përshpejtohet. 

E kuptojmë që BE po humbet peshën e tij kur vjen fjala për ekonominë globale, kësisoj kuptojmë që BE ka nevojë për freski, për stimul të ri. Kjo freski energji e re që kemi nevoje, do të vijë nga hapësira e Ballkanit Perëndimor, prandaj duhet të përshpejtohet.

Na duhet të marrim hapa urgjente për të ruajtur besueshmërinë për politikën e zgjerimit, na duhet të kuptojmë që kjo politik ka humbur besueshmërinë. Koha mesatare e pritjes ka tejkaluar 15 vjet, kjo është thjesht e papërshtatshme, na duhet të përshpejtojmë procedurën e zgjerimit tani!

Shumica e shteteve anëtare shprehen se zgjerimi duhet të jetë proces mbështetur në merita, por meritat janë. Nëse do shihnim arritjet e Shqipërisë, meritat janë të pranishme.

Investuesit hungarezë luajnë rol të rëndësishëm në modernizmin e ekonomisë shqiptarë. Nga ana tjetër, Shqipëria ka ecur shumë mirë kur vjen fjala për kushtet që ka vendosur BE që të ketë mundësi të çelë kapitujt e negociatave. Ky po shndërrohet në zakon nga ana jonë se 14 vjet e gjysmë ishim në këtë pozicion me Kroacinë.

Shpresoj që të mos presim deri në presidencën tjetër. Sot folëm për grup kapitujt themelore, janë 6 kapituj qe duhet të negociohet”-u shpreh ministri Hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama e quajti ditë historike dhe se shqiptarët nuk kanë një plan B vetëm atë të integrimit në BE.

"Çelja e kapitujve përbën arritje të madhe dhe shënon gur themel historik në rrugëtimin e përbashkët. Çdo sukses që Shqipëria në procesin e BE-së duhet të shihet si hap për të gjithë rajonin. Më shumë se kurrë BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor ashtu si Ballkani ka nevojë për ju. Për Shqipërinë nuk ka tjetër të ardhme" tha Rama. 

A kemi një plan B nëse BE e ndërlikon procesin?

"Po për fat të keq është e vërtetë që herë herë BE mund të jetë e padrejtë dhe është e treguar e padrejtë ndaj nesh kur hodhi poshtë rekomandimet e veta. Megjithatë ne shqiptarët nuk kemi një plan B."-u përgjigj Rama. 

Lini një Përgjigje