TAGS-AT E JAVËS

Politike2026-06-08 19:39:00

“O Zaho, na mbyti betoni

Shkruar nga Pamfleti

“O Zaho, na mbyti betoni

Mesazhe satirike, ironi therëse dhe pankarta kreative dominuan protestën para Kryeministrisë, ku qytetarët shprehën kundërshtimin ndaj qeverisë dhe projektit të Zvërnecit përmes humorit dhe kritikës politike.

Pankartat janë kthyer në një nga elementët më të spikatur të protestës së nëntë qytetare para Kryeministrisë, ku qindra protestues kanë zgjedhur të shprehin pakënaqësitë e tyre përmes humorit, ironisë dhe mesazheve politike.

Mes turmës së përbërë nga fëmijë, të rinj, gra dhe burra, nuk munguan pankartat kreative që tërhoqën vëmendjen e pjesëmarrësve dhe kalimtarëve.

Një prej tyre ironizonte kryeministrin Edi Rama me mbishkrimin: “Çfarë porosit në Temu dhe çfarë të vjen”, duke e krahasuar atë me ish-kryeministrin Fatos Nano.

“O Zaho, na mbyti betoni

Një tjetër pankartë, e mbajtur nga një fëmijë, përcillte mesazhin: “O Zaho, na mbyti betoni, thuaji babit mjaft”, duke iu referuar ndërtimeve dhe betonizimit.

“O Zaho, na mbyti betoni

Ironia vijoi edhe me pankartën: “Dele, më ndiqni për më shumë projekte shkatërrimtare”, një referencë ndaj deklaratave të mëparshme të kryeministrit për influencerët dhe rrjetet sociale.

“O Zaho, na mbyti betoni

Mes pankartave që tërhoqën vëmendjen ishte edhe ajo me fotografinë e Ramës dhe mbishkrimin: “Psikiatria është nga ana tjetër”.

“O Zaho, na mbyti betoni

Një protestues tjetër kishte zgjedhur të rikthente në vëmendje një deklaratë të artistit Kastro Zizo, duke mbajtur pankartën: “Jep dorëheqjen ose ik, idiot”.

“O Zaho, na mbyti betoni

Po ashtu, një tjetër mesazh me nota ironike shkruante: “Çunat e 313-ës, prisni influenceren e re se po vjen”.

“O Zaho, na mbyti betoni

Nuk munguan as pankartat me mesazhe politike dhe kombëtare. Një prej protestuesve mbante një banderolë ku shkruhej: “Me Vuçiçin je vëlla, Drinin mos ma prek. Dibra është dhuratë e Zotit, vendlindja e Kastriotit. Rama ik!”

“O Zaho, na mbyti betoni

Përmes këtyre pankartave, protestuesit kanë zgjedhur të përcjellin kundërshtimin ndaj qeverisë dhe projektit të Zvërnecit, duke përdorur satirën dhe ironinë si formë reagimi publik.

“O Zaho, na mbyti betoni

“O Zaho, na mbyti betoni

“O Zaho, na mbyti betoni

“O Zaho, na mbyti betoni

“O Zaho, na mbyti betoni

“O Zaho, na mbyti betoni

1 Komente

  1. T
    Tony

    Oh, ç’u kenaqa! Me zgjatet jeten. Hallall qumeshtin e nenave o popull me shpirt te bukur. Ta marre vesh piktori Koçi teto Sofkes se nuk ka më artist e krijues se populli.

    Lini një Përgjigje