TAGS-AT E JAVËS

Kosova2026-02-12 13:46:00

Avokati i Veselit mban fjalën përfundimtare, gjyqtari kapet duke fjetur në seancë

Shkruar nga Pamfleti
Avokati i Veselit mban fjalën përfundimtare, gjyqtari kapet duke
Kristof Barthe

Teksa në Gjykatën Speciale në Hagë po vijon seanca e argumenteve përmbyllëse në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, një moment i pazakontë është vërejtur gjatë fjalës së mbrojtjes.

Gjatë kohës kur avokati i Kadri Veselit po paraqiste argumentet përfundimtare në mbrojtje të klientit të tij, një prej anëtarëve të trupit gjykues, Kristof Barthe, është fotografuar nga mediat teksa dukej i përgjumur në sallë.

Pamjet janë publikuar nga media të pranishme në seancë, ndërsa procesi gjyqësor vijon me paraqitjen e argumenteve përmbyllëse nga palët.

Lini një Përgjigje