TAGS-AT E JAVËS

Kosova2025-12-13 16:07:00

“Liria ka emër”/ Pas Tiranës dhe Prishtinës, edhe Shkupi në protestë për ish-krerët e UÇK-së!

Shkruar nga Pamfleti

“Liria ka emër”/ Pas Tiranës dhe Prishtinës, edhe

Tubimi ka nisur rreth 13:00, në sheshin “Skënderbeu”, dhe ka mbledhur mbështetës nga Shkupi dhe trevat përreth.

Shkupi ka nisur sot protestën në shenjë solidariteti me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në Hagë. Protesta është thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Tubimi ka nisur rreth 13:00, në sheshin “Skënderbeu”, dhe ka mbledhur mbështetës nga Shkupi dhe trevat përreth.

Protesta ka marrë përkrahje publike edhe nga përfaqësues të rëndësishëm politikë shqiptarë në rajon.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka ftuar qytetarët që të bashkohen në protestë, duke theksuar se qëllimi i saj është kërkesa për drejtësi dhe kundërshtimi i akuzave që, sipas tij, janë të motivuara politikisht dhe të ndërtuara mbi narrativa të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia.

Po ashtu mbështetje për protestën ka shprehur edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka deklaruar se pas tubimeve të zhvilluara në Prishtinë dhe Tiranë, edhe Shkupi po bashkohet në thirrjen për drejtësi.

Ai ka theksuar rëndësinë e unitetit dhe të ruajtjes së vlerave kombëtare, duke bërë thirrje për protestë paqësore dhe dinjitoze.

Përfaqësues të OVL-UÇK-së kanë paralajmëruar se ekziston mundësia e arrestimeve, për shkak të listave të Europolit që, sipas tyre, janë përcjellë nga Serbia.

Lini një Përgjigje