
Intervista e shumëpërfolur e reperes Loredana Zefi në podcastin “Mirëmbrëma Yje”, të moderuar nga Arbana Osmani, është fshirë nga kanali zyrtar në YouTube. Episodi, i cili kishte marrë vëmendje të madhe për deklaratat e artistes rreth marrëdhënies me ish-partnerin e saj, Mozzik, është fshirë nga platforma, ndërsa deri më tani nuk është dhënë asnjë shpjegim zyrtar për këtë vendim.
Fshirja e videos ka nxitur diskutime të shumta në rrjet, duke shtuar interesin e publikut për të ditur lidhur me arsyet e këtij vendimi.
Megjithatë, në profilin zyrtar të Arbana Osmanit në Instagram vijojnë të jenë të publikuara disa “reels” dhe fotografi nga intervista, ku përfshihen momentet më të komentuara të bisedës.
Intervista ishte realizuar pak javë pas publikimit të projektit muzikor “Diss*****” nga Mozzik, një këngë me përmbajtje personale që u shoqërua me reagime të shumta në publik.
Gjatë podcastit, Loredana tregoi se kishte zgjedhur të mos komentonte për një periudhë të gjatë për hir të vajzës së tyre, Hanës, duke shmangur reagimet publike për raportin me Mozzik. Sipas saj, publikimi i projektit muzikor kishte ndikuar emocionalisht tek vajza, çka e kishte shtyrë të fliste hapur për situatën.
Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një sqarim nga palët për heqjen e episodit nga platforma.
Lini një Përgjigje