TAGS-AT E JAVËS

Sport2026-02-17 20:19:00

Mario Mitaj i befason të gjithë me Al-Itihad, skuadra arabe fiton bindshëm në Champions League e Azisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mario Mitaj i befason të gjithë me Al-Itihad, skuadra arabe fiton

Skuadra e Al-Itihad ka regjistruar një fitore bindëse 4-1 ndaj Al-Sad në kuadër të Champions League të Azisë, duke forcuar pozitat në renditjen e përgjithshme pas javës së tetë të kompeticionit.

Në këtë përballje, nga minuta e parë ishte në fushë mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj. 22-vjeçari u aktivizua në një rol të pazakontë për të, si sulmues krahu, duke qëndruar në fushë për të 90 minutat. Sipas të dhënave të publikuara nga “Flashscore”, Mitaj u vlerësua me notën 7.2, një paraqitje pozitive, veçanërisht duke marrë parasysh ndryshimin e rolit të vendosur nga trajneri Serxhio Konseisao.

Al-Itihad zhbllokoi rezultatin në minutën e 10-të me Auar. Vetëm tetë minuta më vonë, En Nesiri dyfishoi shifrat, duke i dhënë epërsi të sigurt skuadrës saudite. Në minutën e 33-të, Pedro Miguel realizoi autogol, duke thelluar avantazhin në 3-0.

Al-Sad reagoi në minutën e 38-të me golin e Mujica, duke ngushtuar përkohësisht diferencën. Megjithatë, në pjesën e dytë, Keller vulosi rezultatin përfundimtar 4-1 me golin e shënuar në minutën e 63-të.

Pas tetë javësh në Champions League të Azisë, Al-Itihad numëron 15 pikë dhe renditet në vendin e katërt në tabelën e përgjithshme.

al itihad champions league e azisë mario mitaj

Lini një Përgjigje