TAGS-AT E JAVËS

Sport2023-07-12 20:03:00

Portieri i kombëtares shqiptare ndryshon skuadër, por jo kampionat, 22-vjeçari firmos me ekipin kosovar

Shkruar nga Pamfleti

 

Portieri i kombëtares shqiptare ndryshon skuadër, por jo kampionat,

Arlis Shala ka vendosur të ndryshojë skuadër, por jo kampionat. “GazetaBlic” bën të ditur se “gardiani” durrsak do të jetë pjesë e skuadrës së Lirisë, i cili do të nisë kështu një aventurë të re.

22-vjeçari mbylli aventurën me Drenicën. Liria me transferimin e Shalës “siguron” kështu portën për sezonin e ri. Shala është grumbulluar edhe nga kombëtarja shqiptare në dy raste, kur drejtohej nga Edi Reja.

Kujtojmë se portieri në Shqipëri ka mbajtur veshur fanelat e Flamurtarit, Teutës, Luftëtarit dhe Besës, teksa ka dalë nga akademia e “Djemve të Detit”.

arlis shala portieri i kombëtares shqiptare liria skuadra kosovare

Lini një Përgjigje