TAGS-AT E JAVËS

Forum 7 Tetor 2025, 19:35

Florian Binaj është kandidat i Berishës përballë opozitës!

Shkruar nga Ylli Pata

Florian Binaj është kandidat i Berishës përballë

Një logjikë që nuk është politike, po është pjesë e marrëdhënies familjare të Sali Berishës

Florian Binaj është konsideruar si një kandidat i opozitës. Sepse të tillë e dha PD vendimin. Por a është realisht Binaj kandidat i opozitës? Jo! Binaj është kandidat e Sali Berishës.

Binaj, Adi Krasta, mund të jenë njerëz normalë por konsiderohen si skllevër të Saliut apo Zenit.

Kush e vendosi që Binaj të jetë kandidat i opozitës? Le të themi se nuk e vendosi kush përveç doktorit po pse? Sepse Flori është Rama në logjikën e sozisë. Por a fiton opozita nga Flori? Kush e di! Opozita në këtë rast nga Flori sjell një erë një logjikë.

Një logjikë që nuk është politike, po është pjesë e marrëdhënies familjare të Sali Berishës. Megjithatë pyetja vjen spontane: a është Binaj kandidat i pavarur?

I pavarur nga kush? I propozuar nga cili? Binaj është një personazh që punon në median e Sali Berishës, Madje fort. Edhe? Nuk se ka problem, pasi të punosh në median e Berishës nuk se është ndonjë problem i madh, por kë përfaqëson, kush të ka zgjedhur, pse ti?

Sepse Binaj nuk është një kandidat i PD por i Berishës, i cili sfidon hapur demokratët siç thoshte një njeri afër tij se donit të nxirrnit se falimentoi Saliu por jo, do falimentojë Florjan Binaj,

Një personazh që nuk dihet pse dhe çfarë do sjellë politikisht, Por nëse humb? Kush mban përgjegjësi?

 

Lini një Përgjigje