Kjo potencialisht është indicie për vepër penale. Kush e pagoi? Se nëse nuk e paguan qeveria, potencialisht mund ta ketë paguar karteli i Sinaloas, Cosa Nostra, Hamasi, ISIS-i.
Një nga çmenduritë më të mëdha publike, e cila vitet e fundit ndodh me frekuencë të shpeshtë, është kjo historia e udhëtimeve të kryeministrit.
Sa herë që del ndonjë lajm se kryeministri ka udhëtuar me avion privat, ka një përgjigje standarde: Paratë e avionit nuk u paguan nga qeveria dhe taksapaguesit shqiptarë.
Këtë përgjigje e jep një biçim agjencie që kanë bërë këta për informimin e publikut. Ç’është një MIA, MIA.
Kjo MIA ekziston vetëm për këtë punë, që të thotë se nuk e pagoi populli avionin e kryeministrit. Se transparencë tjetër nga MIA nuk ka parë ndonjëherë njeri.
Por nejse. Varja MIA-s. Problemi qëndron te përgjigjja e MIA-s: Avionin nuk e pagoi qeveria.
Kjo potencialisht është indicie për vepër penale. Kush e pagoi? Se nëse nuk e paguan qeveria, potencialisht mund ta ketë paguar karteli i Sinaloas, Cosa Nostra, Hamasi, ISIS-i.
Këta të MIA-s dhe ata që i drejtojnë janë aq rrypa sa që këtë e thonë publikisht se ju duket si gjë e mirë.
Tani njerëzit e marrin me mend se kush ia paguan avionët kryeministrit dhe pse.
Një herë ia paguajnë se e duan për maskot. Një herë se përlajnë ndonjë koncesion, apo ndonjë kontratë ekskluzive armësh, e kështu me radhë.
Nëse kryeministri duhet me patjetër të udhëtojë me avion privat, kjo fjali që nuk e pagoi qeveria është vrastare.
Miletit i leverdis 2 mijë herë më shumë t’i paguajnë vetë avionët e kryeministrit sesa financuesit e panjohur, që pastaj rrëmbejnë llokmat e mëdha të pasurisë publike.
Lini një Përgjigje