TAGS-AT E JAVËS

Forum29 Shtator 2025, 17:12

Pse PD nuk ka një kandidat për Bashkinë e Tiranës?!

Shkruar nga Kreshnik Spahiu

Pse PD nuk ka një kandidat për Bashkinë e Tiranës?!

Sot askush nuk pranon të kandidojë për PD në Tiranë, sepse humbja shihet si e sigurt.

Më 1 tetor 2000 ndodhi fitorja e parë e Edi Ramës dhe filloi fundosja e Partisë Demokratike në Tiranë.

Kanë kaluar plot 25 vjet që qytetarët e kryeqytetit nuk votojnë PD, përfshirë edhe Lulzim Bashën që humbi me 10 vota, por më pas mandati iu “dhurua” nga KQZ

Po pse Tirana nuk e voton Partinë Demokratike, as për Bashkinë dhe as për qeverinë?

PD, nga një parti qytetare, u shndërrua në një parti provinciale, duke ngjallur reaksion në kryeqytet. Në vitin 2000, nga gara u përjashtuan tre tironas autentikë: Dash Shehi, Buron Kaceli dhe Bamir Topi. PD, nga një parti e studentëve dhe intelektualëve, përjashtoi dhe eliminoi gjithë themeluesit e saj.

Gjatë 10 viteve të para (1991–2000), PD e shkatërroi kryeqytetin me kioska, ndërtime pa leje, shtesa pallatesh dhe kaos urban.

PD i dha prioritet “pushtuesve” dhe jo pronarëve autoktonë: ngriti bastionet në Bathore, Kamëz, dhe periferitë, duke stimuluar fenomenin “tokë e Xanun”.

Sot askush nuk pranon të kandidojë për PD në Tiranë, sepse humbja shihet si e sigurt. Ndërkohë, çdo kryetar bashkie i Tiranës gjatë këtyre 25 viteve Rama, Basha dhe Veliaj ka pasur ambicie për kryeministër.

Pse nuk garon Berisha, Flamuri, Albana, Jorida, Alimehmeti, Gazmenti, Agroni, Pollo, Belindi?

Pse disa vite më parë garuan disa personalitete si Besnik Mustafai, Spartak Ngjela, Sokol Olldashi, Halim Kosova dhe sot nuk gjejnë emra?

A është Tirana kaq e parëndësishme sa liderët demokratë i shmangen garës, kur dihet që një fitore në kryeqytet do të ishte paradhoma e një rotacioni politik në zgjedhjet parlamentare?

Në botë ka plot shembuj ku kryeministra kanë qenë më parë kryetarë bashkie:

                •              Britania e Madhe: Boris Johnson (Londër)

                •              Italia: Matteo Renzi (Firence)

                •              Franca: Jacques Chirac (Paris)

                •              Turqia: Recep Tayyip Erdoğan (Stamboll)

                •              Izraeli: Ehud Olmert (Jeruzalem)

Së fundi, dua të rikujtoj një parullë të vitit 1990 në protestat e para:

“Tirona heroike me Partinë Demokratike.”

Kjo parullë u mbulua nga zhuli i zheleve.

Në vend të saj, tingëllon “shprehja” e Qazim Mulletit: “Kur katunaria zbret në qytet, kombi është në rrezik.”

Në fakt, satira e Qazim Mulletit nuk kishte parasysh fshatarët e thjeshtë, por provincialët që, ngjiten në poste në Tiranë por mbeten të varfër në shpirt, të varfër në mentalitet duke urryer Tiranën dhe pengesë për civilizimin.

Pikërisht këtë sheh Tirona sot tek PD:

“Një rrezik kombëtar.”

Ndoshta Qazim Mulleti e paska tepruar disi por jo, Dritëro Agolli kur tha:

“Mund ta nxjerrësh një katundar nga katundi, por jo katundin nga katundari”

Sot edhe po ndërruan 7 lëkurë, kryeqytetin s’e fitojnë kurrë………

1 Komente

  1. B
    Beni

    PD eshte e konsumuar. Normal qe e vetme me kandidat politik eshte tia dhurosh bashkine e Kryeqytetit. PD duhet te ngrihet mbi interesin e vet, dhe ti hap rruge dhe mbeshtes nje kandidature te opozites jo politik. Te mbeshtetet nga gjithe forcat e opozites. Vetem nje levizje e tille krijon fryme dhe shance per te fituar. Eshte turp qe ky pafillo kryem, kaq i paafte dhe korruptuar, kaq i konsumuar dhe bajat te vazhdoj te fitoj. Do mbahet mend si njeriu qe jep leje ndertimi, qe shkaterroi me dashje per qellime perfitimi Tiranen, qe shtrydh oligarket, qe shet pa asnje pike turpi bashkepunetoret, qe kurre nuk arriti dot te ndertoj shtet, nje perfaqesues i denje i krimit te organizuar, qe e ka kthyer administraten si LSI dikur, i pafytyre psikopat. Njerezit duhet ti kthehen dinjitetit dhe vlerave njerezore, te reagojne ndaj padrejtesise dhe kirrupsionit. Po betonohet gjithcka, ndotje zhurme trafik korrupsion. Hapur diten per diell. Tirana eshte bere e pabanueshme. Pse kaq te dhunuar dreqi e mori?!?!?!?!??

    Lini një Përgjigje

    Forum