Forum24 Mars 2023, 17:17

Është mision, jo pazar elektoral!

Shkruar nga Nebil Çika

Është mision, jo pazar elektoral!

PD është sot në provë gjenerale përballë publikut që presin ndryshimin dhe partnerëve euroatlantikë që presin të shohin çfarë është e aftë të bëjë ajo.

PD duhet të tregojë që është forcë serioze politike duke u përfaqësuar më dinjitet në të gjithë territorin e vendit.

Ajo sot ndodhet në argesion politik e mediatik të të gjithë klasës politike komuniste dhe oligarkisë që i trembet një force politike jashtë kornizave politike të pluralizmit të tranzicionit sipas modelit të Ramiz Alisë.

Por njëkohësisht është e sulmuar dhe e sabotuar nga brenda nga delfinë të Berishës që qëndrojnë atje me porosi të tij e punojnë për llogari të tij.

Çdo qëndrim i paqartë e disfatist, çdo ide e thirrje për bashkëpunim me Berishën në emër të "bashkimit" nuk është rastësi.

PD është sot në provë gjenerale përballë publikut që presin ndryshimin dhe partnerëve euroatlantikë që presin të shohin çfarë është e aftë të bëjë ajo.

Në këto kushte drejtuesi i PD, Enkelejd Alibeaj dhe të tjerë drejtues e politikanë të qartë e të përgjegjshëm të saj, nga qendra në bazë, duhet të përcaktojnë e imponojnë një vijë të qartë demarkacioni me të shkuarën. Kjo pavarësisht kostos momentale elektorale me të cilën mundohen t’i intimidojnë kundërshtarët.

Sot ata kanë mundësinë dhe misioni historik, të hedhin themelet e të djathtës reale në Shqipëri me një PD pa komunistë dhe spiunë të Sigurimit, të qartë ideologjikisht dhe të vendosur për të marrë në dorë fatet e vendit .

Mos u gënjeni e mos u intimidoni nga propaganda e mediave të oligarkisë e as nga turbullira e tymnaja që mundohen të krijojnë delfinët e Berishës nga brenda.

Shumica e shqiptarëve janë sy e vesh tek PD, ata presin ajo të tregojë se është ndryshe që ta mbështesin hapur e me zë të lartë.

Numërimi mbrapsht ka filluar!

berisha alibaj pd