
Kur të mbyllet i gjithë ky proces, të gjithë subjektet politike, qytetare, mediatike apo edhe individë të veçantë kanë të gjitha rrugët sipas Kodit Zgjedhor, atij Penal dhe Kodit të Procedurës Penale për të kërkuar të drejtat e tyre juridike.
Mazokizmi dhe sjellja më e rëndë politike, por edhe në logjikën juridike të eksponentëve të Partisë Demokratike mbi votat e shqiptarëve me banim në Greqi ka qenë e pashembullt. Në fillim, që në ditën e parë, Flamur Noka, numri dy i partisë, vendosi që ato vota të mos numërohen me të tjerat, e Ilirjan Celibashi i tha lepe, edhe pse një vendim i KAS e detyroi të zbatojë ligjin; pastaj patëm qëndrimin e eksponentëve politikë për të mos njohur votën e shqiptarëve me banim në Greqi.
E gjithë ky qëndrim politik është, së pari, një shkelje e Kodit Zgjedhor, së dyti mazokizëm politik; pastaj, për aspektin penal, ia vlen të flitet kur gjakrat të jenë më të qeta.
Në logjikën më normale, por edhe juridike, votat që vijnë nga të gjitha anët e vendit, në fillim numërohen, bëhet vendosja e tyre në tabelë, materialet zgjedhore që përbëjnë atë votë, që në rastin e votës së diasporës janë zarfet dhe dokumentet shoqëruese të tij, ruhen veçanërisht.
Kur të mbyllet i gjithë ky proces, të gjithë subjektet politike, qytetare, mediatike apo edhe individë të veçantë kanë të gjitha rrugët sipas Kodit Zgjedhor, atij Penal dhe Kodit të Procedurës Penale për të kërkuar të drejtat e tyre juridike.
Por duket se qëndrimi i PD-së ka qenë politik që në fillim, i ndikuar pikërisht nga rrugë jashtë sovranitetit politik të vetë PD-së, por edhe të vendit. Dilema në këtë rast është se kemi të bëjmë me Athinën zyrtare apo qarqe të caktuara politike greke?
Fredi Beleri, që është një aleat i PD-së dhe për pasojë të aleancës së PD-së me Athinën u bë eurodeputet i Nea Demokratia, nuk se foli për vetën e shqiptarëve të Greqisë. Ai kërkoi largimin e Sali Berishës. Vetëm se motivi i kësaj kërkese është paksa jo i qartë. E kërkoi sepse klani grek i opozitës që është i rëndësishëm shumë në SHBA kërkon të marrë PD-në, apo se i dha një sinjal për votën e shqiptarëve të Greqisë?
Qoftë si qoftë, në fillim, votat e Greqisë duhet të numërohen, sepse kemi të bëjmë me një të drejtë kushtetuese dhe themeltare. Pastaj, nëse PD nuk e njeh votën e shqiptarëve të Athinës, por e pranon atë të shqiptarëve të Brescias, për shembull, këtu nuk ka asnjë lidhje logjike.
Megjithatë, logjika në PD ka kohë që nuk se ka një rëndësi relevante, kur thoshte presidenti Bamir Topi. Ama numërimi i të gjitha votave një më një është detyrë Kushtetuese; ndryshe kthehet në çështje penale, madje e pastër fare.
Lini një Përgjigje