Çerekfinalja e tretë e Botërorit 2026 nisi me ritëm të ulët, por gjithçka ndryshoi në dhjetë minutat e fundit të pjesës së parë, kur Norvegjia kaloi në avantazh dhe Anglia u kundërpërgjigj menjëherë.
Për rreth 20 minuta në Miami, dy skuadrat qëndruan në barazim pa gola, pa regjistruar asnjë goditje drejt portës. Anglia mbajti mbi 70% topin dhe kërkoi vazhdimisht hapësira në sulm, por goli i parë erdhi papritur nga Norvegjia.
Në minutën e 36-të, kundër rrjedhës së lojës dhe në aksionin e parë të rrezikshëm të norvegjezëve, Andreas Shjelderup zhbllokoi rezultatin. Nga krahu i majtë, ai realizoi një krosim-goditje spektakolare, duke e dërguar topin në këndin e largët të portës së Pikford për rezultatin 1-0.
Pas golit, ritmi i ndeshjes u rrit dhe Anglia shtoi presionin. Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, “Tre Luanët” arritën të barazonin me një tjetër realizim të jashtëzakonshëm.
Xhud Belingam mori një pasim nga Gordon, kontrolloi në mënyrë perfekte topin, depërtoi mes dy kundërshtarëve dhe, nën presion, goditi bukur me të majtën, duke vendosur baraspeshën 1-1. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.
Lini një Përgjigje