
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Koplik në lagjen ‘Mehaj’, ku një person ka humbur jetën.
Sipas policisë, një 55-vjeçari identifikuar si Astrit Himja, ka ndërruar jetë pasi pësoi një aksident teksa po punonte me sondë shpimi për hapjen e një pusi.
"Koplik, Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 10:30, në lagjen “Mehaj”, shtetasi A. H., rreth 55 vjeç, duke punuar me sondë shpimi për hapjen e një pusi uji, aksidentalisht është dëmtuar dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit", njofton policia.
Lini një Përgjigje