TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Shtator 2025, 09:11

Abuzoi seksualisht me një 18-vjeçare, arrestohet i riu me precedentë penalë në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Abuzoi seksualisht me një 18-vjeçare, arrestohet i riu me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një adoleshente italiane u abuzua seksualisht nga një 26-vjeçar, person me precedent të theksuar kriminal.

Sipas policisë, i arrestuari është Leonardo Preza, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 05:25 të mëngjesit të datës 05 Shtator 2025, në shezlongët përballë një hoteli në lagjen 13 të qytetit bregdetar.

Leonardo Preza kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me 18-vjeçaren italiane, duke i shkaktuar edhe dëmtime fizike.

Pas ngjarjes, ka qenë vetë adoleshentja që bëri denoncim në polici.

Sapo morën dëshminë e vajzës, në prezencë edhe të psikologes, uniformat blu të Durrësit u vunë menjëherë në lëvizje. Pas disa orësh, policia mundi ta identifikonte autorin, Leonardo Prezën, duke e lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë. Ai akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç.

"Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare italiane, pas disa orësh pune intensive e profesionale, policia identifikon, kap dhe vë në pranga autorin. 26-vjeçari i dënuar më parë, me precedentë të theksuar kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të vjedhjes.

Strukturat e hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë dhe duke i shkaktuar dëmtime fizike një 18-vjeçareje italiane, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Pas disa orësh hetimesh dhe veprimesh profesionale, u bë e mundur identifikimi i autorit, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i tij në flagrancë, konkretisht shtetasi L. P., 26 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, i dënuar më parë.

Arrestimi i shtetasit L. P. u krye pasi, rreth orës 05:25 të mëngjesit të datës 05.09.2025, në shezlongët përballë një hoteli në lagjen 13, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare shtetase italiane.

Materialet hetimore do t’i kalohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14–18 vjeç”", njofton policia.

Lini një Përgjigje