TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Korrik 2025, 12:55

Abuzoi seksualisht me të bijën e mitur, gjykata lë në burg babain monstër; ekspertiza vërteton aktin

Shkruar nga Pamfleti

Abuzoi seksualisht me të bijën e mitur, gjykata lë në burg

Gjykata e Fierit ka lënë në burg Zamir Metën, babain mostër, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur 12 vjeçe.

Para trupit gjykues 36-vjeçari ka qëndruar gjithë kohën me kokën ulur dhe ka pohuar abuzimin.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka vërtetuar se ai ka kryer disa herë marrëdhënie me vajzën.

Ndaj 36-vjeçarit rëndon akuza për marrëdhënie seksuale me të mitur, vepër që dënohet rëndë nga Kodi Penal. Nderkohe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Kujtojmë që një ditë më parë, para uniformave blu, babai i 7 fëmijëve ka pranuar se ka kryer abuzimin vetëm një herë, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në fshatin Sheqishte në Patos, ku vajza e mitur ishte larguar nga banesa e saj dhe kishte shkuar tek fqinji pasi dyshohet se ishte përdhunuar nga i ati.

Rrëfimi i nënës

Sipas nënës, vajza është abuzuar sistematikisht që në moshën 5-vjeçare, por thotë se nuk ishte në dijeni ndërsa tregon se vajza kishte sjellje agresive, dhe nuk i kishte treguar askujt për këtë ngjarje të rëndë.

“Jam nënë e 7 fëmijë 5 djem 2 vajza. Në orën 4 më njofton vajza e dytë që vajza e madhe ka ikur nga shtëpia. Njoftova policinë, policia gjeti vajzën dhe vajza kishte treguar që babai e kishte përdhunuar. Vajza i ka treguar të gjitha, është vetëm 12 vjeçe.

Nuk kisha kuptuar asgjë, vajza nuk më kishte thënën asgjë. Vetëm e shihja të acaruar dhe zihej me vëllezërit e motrat. Kishte kaluar në depresion derisa u detyrua të largohej nga banesa.

Kishte shkuar tek një fqinjë, e cila e kishte ushqyer dhe më vonë kishin njoftuar policinë.

Vajza kishte deklaruar se kjo nuk ishte hera e parë që babai e përdhunonte. Vajzën ma ka marrë shteti ma ka çuar për rehabilitim se ka kaluar në depresion. Ajo tha se e kishte përdhunuar që 5 vjeç. Një njeri që përdhunon fëmijën, të marrë dënimin maksimal të kalbet në burg, Unë nuk e dua. Do bëhem e fortë për fëmijët e mi. Nuk kisha kuptuar asgjë. Në sytë e mi nuk bënte kurrë asgjë”, tha ajo.

Lini një Përgjigje