
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Bulqizë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 2 persona.
Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin që lidh Lagjen e Vjetër me lagjen e Re ndërsa dy makina tip ‘Mercedes Benz’ janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë, janë plagosur dy shoferët e dy mjeteve, si dhe janë shkaktuar dëme të mëdha tek të dyja makinat.
Sipas policisë, aksidenti ka qenë shumë i frikshëm duke rrezikuar jetën e kalimtarëve që lëvizin në trotuar si dhe jetën e shitësit të biznesit. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.
Aktualisht në këtë kryqëzim mungon edhe sinjalistika edhe pse në këtë aks ka lëvizje të kalimtarëve.
Lini një Përgjigje