
Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në Tunelin e Llogarasë, ku janë përfshirë tre automjete. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:45 të datës 28 korrik 2025, por fatmirësisht nuk pati viktima apo të lënduar.
Sipas njoftimit të Policisë së Vlorës, në përplasje u përfshinë një “Audi” me drejtues shtetasin A. M., një “Volvo” me drejtues A. H., dhe një “Mitsubishi” me drejtues K. M. Për pasojë pati vetëm dëme materiale në automjetet e përfshira.
Policia ndërhyri menjëherë në vendngjarje, duke kryer veprimet procedurale dhe duke spostuar mjetet e aksidentuara. Pas kësaj, qarkullimi në tunelin e Llogarasë është normalizuar dhe vijon pa probleme.
Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve për kujdes dhe respektim të rregullave të qarkullimit, veçanërisht në segmentet me fluks të lartë siç është tuneli i Llogarasë gjatë sezonit turistik.
Lini një Përgjigje