Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Korçë–Bilisht, në afërsi të fshatit Zëmblak.
Sipas të dhënave paraprake, një drejtues motori ka humbur kontrollin e mjetit gjatë lëvizjes, duke dalë jashtë rruge.
Për pasojë, ai ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës. Burime mjekësore bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet në repartin e reanimacionit, ku po merr trajtim intensiv nga stafi mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
Lini një Përgjigje