TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Qershor 2026, 10:38

Akuzohen për trafik ndërkombëtar droge, Apeli i GJKKO lë në burg vëllezërit Hoxhaosmani 

Shkruar nga Pamfleti
Akuzohen për trafik ndërkombëtar droge, Apeli i GJKKO lë
Artur dhe Klevis Hoxhosmani

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani, të cilët akuzohen si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës.

Artur dhe Klevis Hoxhosmani u arrestuan në korrik të vitit 2025 në zonën e Palasës, pas një operacioni të autoriteteve që goditi një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Sipas hetimeve, vëllezërit Hoxhosmani, në bashkëpunim me persona të tjerë të botës së krimit, dyshohet se kanë trafikuar gjatë vitit 2020 të paktën 6 ton kokainë, me një vlerë tregu që llogaritet në rreth 411 milionë euro.

Dy biznesmenët janë të njohur edhe për stilin e tyre luksoz të jetesës, me aktivitete dhe qëndrime në vende si Dubai, Monaco, Shqipëri dhe shtete të tjera. Ndaj tyre rëndojnë akuza të lidhura me trafikun ndërkombëtar të narkotikëve në kuadër të një grupi kriminal të organizuar. 

 

artur dhe klevis hoxhosmani trafik nderkombetar droge apeli i gjkko

Lini një Përgjigje