TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Qershor 2026, 12:02

Aksident në aksin Pogradec-Lin, humb jetën një 26-vjeçare, plagosen tre të tjerë

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në aksin Pogradec-Lin, humb jetën një 26-vjeçare,
Pamje nga aksidenti

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë një grua ndërsa burimet bëjnë me dije se janë plagosur 3 te tjerë.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Pogradec-Lin ku janë përfshirë dy automjete.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Pojskë, ku dy mjete janë përplasur kokë më kokë me njëra tjetrën.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë një grua ndërsa burimet bëjnë me dije se janë plagosur 3 të tjerë ndërsa 1 prej tyre ndodhet ne gjendje të rëndë. Ata janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Pogradecit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Aksident në aksin Pogradec-Lin, humb jetën një 26-vjeçare,

Ka qenë mjeti me targa të Maqedonisë së Veriut tip "Golf" që ka bërë një parakalim në mënyrë të gabuar duke i prerë rrugën mjetit tip "Benz" ku udhëtonte një familje nga Korça.

Viktima është 26 vjeçaraja Elmedina Lloga që ndodhej në mjetin me targa të Maqedonisë së Veriut, e cila ka mbetur e bllokuar për më shumë se 20 minuta për shkak të goditjes së fortë. Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve për prerjen e derës, dëmtimi i madh i ka marrë jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët po kryejnë veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. 

Aksident në aksin Pogradec-Lin, humb jetën një 26-vjeçare,

aksident ne aksin pogradec-lin

Lini një Përgjigje