TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Shtator 2025, 15:28

Aksident në Lezhë, makina përfundon në kanal; plagosen dy gra

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Lezhë, makina përfundon në kanal; plagosen dy

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në Lezhë, ku drejtuesja e një automjeti tip "Benz" ka humbur kontrollin, duke përfunduar në një kanal anës rrugës.

Mësohet se 2 gra kanë mbetur të plagosura si pasojë e aksidentit, ndërsa ngjarja ndodhi në aksin rrugor që lidh fshatin Kallmet me superstradën Lezhë–Shkodër.

Si pasojë e rrotullimit, mjeti pësoi dëmtime të shumta, ndërsa dy gratë që udhëtonin në të mbetën të bllokuara për disa minuta.

Në vendngjarje mbërritën dy autoambulanca dhe forca zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e shtetaseve nga automjeti i rënë në kanal. Sipas burimeve, të dyja u dërguan menjëherë për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Lini një Përgjigje