Kronike18 Mars 2023, 09:55

Anëtar i një organizate kriminale në Britani, arrestohet në Tiranë i shumëkërkuari

Shkruar nga Pamfleti
Anëtar i një organizate kriminale në Britani, arrestohet në

Një 49-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkomëtar nga Britania e Madhe ku ishte dënuar si anëtar i një organizate kriminale që merrej me trafikun e drogës, mbajtja, blerjen, shitjen, dhe transferimin e produkteve të veprës penale.

Në pranga ka rënë 49 vjeçar i identifikuar si Merenglen Canil  dhe pritet ekstradimi i tij drejt Britanisë së Madhe ku do të vuajë dënimin e dhënë nga gjykata britanike.

Gjykata District Judge, Stevenge Magistrates Court, ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për veprat penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e drogës", dhe "Mbajtja, blerja, shitja, dhe transferimi i produkteve të veprës penale", parashikuar nga Kodi Penal Britanik.

policia e tiranes arrestim