
Efektivi i RENEA-s, Altin Morina është shfaqur i qetë para gjykatës së Tiranës, ku do të njihet me masën e sigurisë pasi u arrestua në zonën e Kodrës së Diellit, ku po lëvizte me makinën luksoze 'Audi'. Brenda automjetit kishte 113 mijë euro, për të cilat ende nuk ka deklaruar se si i ka përfituar.Efektivi dyshohet se është i përfshirë në trafikun e drogës me grupet kriminale në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan që merreshin me aktivitetin e heroinës dhe kokainës. Po ashtu ka dyshime të forta se ka lidhje edhe me grupin e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt. Para disa ditësh është parë në praninë e një të afërmi të Martinajt ku e mbronte nga ndonjë atentat i mundshëm.
Vetëm 2 orë para se të arrestohej, efektivi i RENEA-s, Altin Morina dyshohet se ishte në Elbasan, ku ka dorëzuar shuma parash tek persona te skeduar.
Para se të prangosej është vëzhguar nga Forcat Operacionale se ndodhej në mjet me një zyrtar të lartë të një agjencie ligjzbatuese, identiteti i të cilit nuk bëhet publik nga hetuesit për shkak të sekretit hetimor dhe nuk dihet arsyeja pse efektivi nuk është ndaluar në momentin që ishte me të.