
Arrestimi i Flodian Plakut, i njohur ndryshe me nofkën “Pole Qorri’ në një operacion të forcave RENEA dhe ‘Operacionales’ ka çuar në pranga edhe 7 persona të tjerë.
Ndërsa zyrtarisht Policia e Shtetit nuk ka nxjerrë ende një njoftim lidhur me ndalimin e Plakut, mësohet se ai u kap në zonën e Orikumit, bashkë me një tjetër person, ndërsa u gjetën edhe dy pistoleta.
Nga raportimet mësohet se në vijim të operacionit, për të cilin thuhet se kishte dy muaj që mblidhen informacione, duke përdorur edhe metodat speciale të hetimit, janë ndaluar 7 persona, por nuk ka të dhëna mbi arsyet e ndalimit apo identitetet e tyre.
Lini një Përgjigje