40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci, i cili vrau barbarisht gruan e tij 36-vjeçare, u arrestua mesditën e sotme në Volos, 200 metra larg shtëpisë së tij, teksa ishte në arrati.
Ai vrau bashkëshorten e tij me thikë, në pallatin ku jetonin. Sherri nisi në banesën e tyre dhe përfundoi tragjikisht me vrasjen e saj në hyrje të apartamentit, ku e qëlloi disa herë me thikë në sy të 4 fëmijëve.
Shqiptari u gjet në rrugën Evripidou në qendër të qytetit, rreth 200 metra larg shtëpisë ku ndodhi krimi brutal. Sipas informacioneve, ai ishte fshehur në një parcelë toke dhe mbante veshur rroba që i gjeti në një kosh plehrash. Ai nuk kishte telefon celular apo ndonjë objekt tjetër me vete.
"Pak me parë, policia u njoftua nga një qytetar se brenda kësaj parcele toke ndodhej një person dhe pak më vonë dëgjuam zëra dhe dolëm jashtë. Pamë se e arrestuan burrin në fjalë, pa bërë rezistencë", tha një dëshmitar okular.
Ndërkohë, në momentin që ai është vënë në pranga, është dëgjuar duke bërtitur me të madhe se gruaja e tradhtonte, pretendime që ai i nxjerr si justifikim për krimin makabër.
I dyshuari ishte person me precedentë të shumtë penalë, i dënuar disa herë për drogë e organizatë kriminale, me probleme të shëndetit mendor dhe i kartelizuar. Krimi ndodhi pas debateve në familje mes çiftit dhe në sy të fëmijëve të tyre.
Pandeli Nakoleci, dyshonte se gruaja e tij e tradhtonte. Arsyeja që e bëri atë të shkonte drejt vrasjes brutale të gruas së tij para fëmijëve, duket se ka qenë një mesazh në celularin e saj. Kjo i shkaktoi xhelozinë e sëmurë, pasi dyshonte se ajo kishte një lidhje jashtëmartesore, shkruajnë mediat greke.
Lini një Përgjigje