TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Nëntor 2025, 16:24

Dhunoi mjekun gjatë orarit të punës, arrestohet 49-vjeçari në Shijak

Shkruar nga Pamfleti

Dhunoi mjekun gjatë orarit të punës, arrestohet 49-vjeçari

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Shijak, ku një person ka dhunuar një mjek gjatë orarit të punës.

Bëhet me dije Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë 49-vjeçarin F. K., banues në Shijak, pasi ka goditur me grusht mjekun A. D., 34 vjeç, në ambientet e godinës së Radiologjisë, në Qendrën Shëndetësore Shijak.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur gjatë ushtrimit të detyrës nga mjeku, i cili pas sulmit është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore.

Autori është shoqëruar menjëherë në Komisariatin e Policisë Shijak dhe më pas është arrestuar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Lini një Përgjigje