
Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor të fshatit Çerenec të Dibrës, ku një 58-vjeçar i cili po drejtonte në gjendje të dehur një furgon, ka humbur drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Raportohet se, si pasojë e këtij aksident, mbetën të plagosur pesë pasagjerë, ndërsa prej ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se shoferi i furgonit është arrestuar nga policia, ndërsa pas hetimeve rezultoi se 58-vjeçari ushtronte veprimtarinë e transportit të udhëtarëve, pa qenë i pajisur me licencën përkatëse.
“Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin F. C., 58 vjeç, banues në fshatin Viçisht, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Arrestimi i tij u bë pasi, ditën e djeshme, në aksin rrugor të fshatit Çerenec, ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip furgon, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë u lënduan pesë pasagjerë, të cilët dy prej ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë veprimeve hetimore, rezultoi se 58-vjeçari ushtronte veprimtarinë e transportit të udhëtarëve, pa qenë i pajisur me licencën përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje