TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Nëntor 2025, 15:26

Goditi punonjësen e Policisë Bashkiake në Shkodër, 44-vjeçarja përfundon në pranga

Shkruar nga Pamfleti

Goditi punonjësen e Policisë Bashkiake në Shkodër,

Një 44-vjeçare ka rënë në prangat e Policisë Bashkiake Shkodër, pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësen e Policisë Bashkiake.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasen L. P., 44 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka goditur punonjësen e Policisë Bashkiake, shtetasen A. D., 39 vjeçe, për shkak të detyrës”, njofton policia.

Po ashtu ka nisur hetimi ndaj një 42-vjeçareje, pasi ka kanosur Specialistin e Strehimit në Bashkinë e Shkodrës.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-A. H., 42 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka kanosur shtetasin N. T., 33 vjeç, me detyrë Specialist Strehimi pranë Bashkisë Shkodër, për shkak të detyrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje