TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Nëntor 2025, 13:18

I fikën cigaren në ballë dhe e dhunuan tek magazina, çfarë ndodhi në Bilisht që e çoi policinë tek “Duçja”?

Shkruar nga Pamfleti

I fikën cigaren në ballë dhe e dhunuan tek magazina,

Një ngjarja e rëndë e ndodhur gati 1 javë më parë në ambientet e një magazine në pronësi të Altin Nallbatit që në Bilisht njihet me nofkën “Duçja”, është bërë shkak që policia kriminale të kryejë disa kontrolle në banesat e disa personave.

Aksioni është kryer mbrëmjen e djeshme në Bilisht, pasi protagonisti i dëmtuar i kësaj ngjarje të rëndë Ilir Topçiu nga fshati Braçanj ishte marrë peng dhe rrahur në ambientet e kësaj magazine.

Pengmarrja dhe dhunimi është kryer ditën e hënë, por kallëzimi i Ilir Topçiut është kryer në polici rreth 4 ditë me vonesë.

Veç dhunimit, burimet pranë policisë konfirmuan se Ilir Topçiut, i është fikur dhe cigarja në ballë me pretekstin se Altin Nallbati, Marsel Buçi dhe Trajan Çeliku dyshonin se Topçiu ishte informator i policisë.

Ilir Topçiu, ndodhej në masën e “arrestit në shtëpi” për akuzën e “Drejtimit të mjetit në gjendje të dehur”, kur tre personat e kanë marrë nga fshati Braçanj dhe çuar në ambientet e magazinës, ku e kanë dhunuar fizikisht.

Aktualisht Topçiu është urdhërua nga policia dhe prokuroria e Korçës, t’i nënshtrohet një ekzaminimi mjeko-ligjor, për të përcaktuar shkallën e dëmtimeve fizike.

Për këtë ngjarje të rëndë gjatë aksionit të djeshëm, policia zbatoi urdhrin e ndalimit të lëshuar nga prokuroria, për shoqërimin dhe ndalimin e Altin Nallbatit, Marsel Buçi dhe Trajan Çeliku.

Pritet që në ditët në vijim tre personat e arrestuar të dalin para gjykatës së Korçës për tu njohur me masën e sigurisë që do kërkojë përfaqësuesi i prokurorisë.

Emri i Trajan Çelikut dhe Marsel Buçit, është bërë publik dhe në ngjarjen e sulmit me thika dhe sende të forta ndaj Guri Mazelliut, episod i ndodhur në fillim të muajit Tetor 2025.

Sherri ndodhi mesditën e së mërkurës, ku shtetasit Ylli Xhaçka, Trajan Çeliku dhe Marsel Buci ndoqën fillimisht me makinë 39-vjeçarin Guri Mazelliu, të cilin e dhunuan, si dhe i dëmtuan automjetin me sende të forta.

39-vjeçari Mazelliu është kundërpërgjigjur ndaj tyre, ku plagosi me thikë Trajan Çelikun dhe më pas u largua nga vendngjarja me makinë./Ora News

Lini një Përgjigje