TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Gusht 2025, 16:31

Dhunuan me shkopinj nënë e bir, arrestohen vëllezërit e ‘fortë’ të Sarandës

Shkruar nga Pamfleti

Dhunuan me shkopinj nënë e bir, arrestohen vëllezërit e

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Sarandës pasi dyshohet se janë autorët e plagosjes së dyfishtë të ndodhur pasditen e së dielës në këtë qytet.

Dyshohet se vëllezërit Romeo dhe Fabion Laze goditën me sende të forta nënë e bir, përkatësisht N.A dhe E.A, ngjarje e ndodhur rreth orës 17.45 të së dielës, ku në konflikt u përfshinë të paktën 6 persona.

Nënë e bir u goditën me grushte, shkopinj e sende të forta, duke marrë plagë të rënda. Ata janë transportuar me autoambulancë drejt Spitalit të Sarandës ku kanë marrë ndihmën e parë.

Policia shoqëroi fillimisht 4 persona, ndërsa pas hetimeve arrestoi dy prej tyre për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje në bashkëpunim”.

Të arrestuarit janë Romeo Laze 45 vjeç dhe Fabion Laze 39 vjeç, persona me precedentë të shumtë penalë. Në maj 2011, vëllezërit Laze janë akuzuar për plagosjen me sende të forta të dy vëllezërve Avdiu.

Në tetor 2014, Fabion Laze është arrestuar për  “prodhim dhe shitje të lëndëve  narkotike”.

Në dhjetor 2015, Romeo Laze është arrestuar për “dhunë në familje” dhe “dëmtime të tjera me dashje”.

Në gusht 2021 Romeo Laze është  arrestuar për  “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Në shkurt 2025, Prokuroria e Sarandës sekuestroi 2 pasuri, 2 automjete dhe 1 biznes të Romeo Lazes. Ndërkohë Fabion Laze rezulton me precedentë penalë në fushën e narkotikëve edhe jashtë shtetit.

 

Lini një Përgjigje