
Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti tragjik në aksin Shkodër-Lezhë, ku një person humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën.
U raportua se trupi i viktimës, që humbi jetën në aksidentin e rëndë, ka mbetur i bllokuar tek njëra prej automjeteve të aksidentuara.
Policia bën me dije gjithashtu se 3 pasagjerët e dëmtuar janë bashkëshortja e shtetasit A. L. dhe dy fëmijët e tyre të mitur, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet që shkak për aksidentin të jetë bërë një parakalim i gabuar.
"Shkodër/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit të dhënë më parë, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, bëjmë me dije se u bë i mundur identifikimi i shtetasit A. L., 47 vjeç, i cili humbi jetën nga ky aksident. 3 pasagjerët e dëmtuar (bashkëshortja e shtetasit A. L. dhe dy fëmijët e tyre të mitur) janë dëguar për mjekim në Spitalin e Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit", njofton policia.
Lini një Përgjigje