
Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është kapur nga Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me Interpol Tiranën.
Ai pritet të ekstradohet drejt Spanjës, ku përballet me akuza për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.
“Shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, të DVP Elbasan, bazuar në informacionet e shkëmbyera me Interpol Tiranën, kapën në rrugën e fshatit Papër, ndërkohë që qarkullonte me automjet, dhe arrestuan shtetasin E. B., 41 vjeç.
Sipas autoriteteve shqiptare, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Sabadellit, Spanjë, më datë 30.06.2025, ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale ‘Kultivimi i bimëve narkotike’ dhe ‘Vjedhja e energjisë elektrike", njofton policia.
Lini një Përgjigje