Një kamion është përplasur me një makinë në kryqëzimin e Kryebushatit dhe për pasojë drejtuesi i mjetit ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Shkodër-Bushat, ku një person ka humbur jetën.
Sipas policisë, një kamion është përplasur me një makinë në kryqëzimin e Kryebushatit dhe për pasojë drejtuesi i mjetit ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Mësohet se të plagosurit janë plagosurit gruaja dhe fëmijët e viktimës.
Viktima, i identifikuar si Altin Luli është i bllokuar tek njëra prej autoveturave të aksidentuara dhe po punohet për nxjerrjen e trupit jashtë makinës.
Personat e tjerë të aksidentuar të identifikuar si: Mateo Luli, Laura Luli e Hilmi Shkrelaj u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë të cilat nisën hetimet për shkaqet e këtij aksidenti rrugor.
Në pamje duket se si makina është shkatërruar plotësisht si pasojë e përplasjes me kamionin.

"Rreth orës 12:10, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, kamioni me drejtues shtetasin H. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. L. dhe më pas me automjetin me drejtuese shtetasen A. H.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar dhe janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit", njofton policia.
Kliko për të parë videon


Lini një Përgjigje