
Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se i vuri zjarrin qëllimisht tri sipërfaqeve toke, duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve në zonë dhe një karburant të ndodhur pranë autostradës “TEG – Tiranë”.
"Dogji tri sipërfaqe toke dhe rrezikoi jetën e banorëve në zonë dhe 1 karburant në afërsi, vihet në pranga 34-vjeçari.
Sapo janë njoftuar për një rast zjarrvënieje në afërsi të autostradës “TEG – Tiranë”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 shkuan në vendngjarje, për të kryer veprimet hetimore, me qëllim përcaktimin e autorësisë, si dhe për të mundësuar shuarjen e zjarrit, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse.
Si rezultat i këtyre veprimeve u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i këtij rasti, J. S., 34 vjeç, banues në fshatin Mjull Bathore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Lini një Përgjigje