Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Çaje të Kukësit. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra më tej.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi Liman Shehu, 65-vjeç i cili ishte drejtuesi i automjetit.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.
Lini një Përgjigje