
Në kuadër të operacionit të SPAK është arrestuar në Belgjikë, Mario Çela, vëllai i Suel Çelës.
Është arrestuar në Belgjikë Mario Çela, vëllai i Suel Çelës.
Mario Çela ishte një nga anëtarët kyç të bandës së Elbasanit, e cila u godit dje nga SPAK me 21 masa sigurie. Nga operacioni i zhvilluar, SPAK dha me burg për 18 persona, duke përfshirë drejtuesit e grupit, një ish-zyrtar të lartë policie dhe një ish-gjyqtar.
Suel Çela, është identifikuar si drejtuesi i një organizate, përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë vrasjet, trafikimin ndërkombëtar të drogës, kryerjen e veprimeve korruptive dhe organizimin e skemave të pastrimit të parave.
Ndërkohë disa nga anëtarët me role kyçe ishin pjesë operative e organizatës, të angazhuar në planifikimin dhe ekzekutimin e veprave të rënda penale, përfshirë vrasje me paramendim dhe trafikun e narkotikëve.
Nga hetimet, SPAK ka dokumentuar se kjo organizatë kanë tentuar të trafikojë sasi të mëdha kokainë nga Amerikan Latine drejt Evropës.
Sipas SPAK, ka patur tentativa për trafikimin e afërsisht 930 kg të lëndës narkotike, lloji kokainë nga Ekuadori në Europë, në dhjetor 2020. Po ashtu, është tentuar trafikimin e 466 kilogramë të lëndës narkotike, lloji kokainë nga Ekuadori në Holandë, në janar 2021.
Ndërkohë, SPAK ka dhënë masa sigurie për personat e mëposhtëm:
Marjus Lulaj (alias Suel Çela), – 36 vjeç, banues në Elbasan
Mario Çela – 35 vjeç, banues në Elbasan
Xhino Roka – 33 vjeç, banues në Tiranë
Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja), – 37, banues në Elbasan
Sergej Hasanpapaj – 30 vjeç, banues në Elbasan
Bruno Hazizolli – 34 vjeç, banues në Elbasan
Ledio Zabeli – 33 vjeç, banues në Elbasan
Marsel Roka – 37 vjeç, banues në Tiranë
Ado Xhika (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku), – 39 vjeç, banues në Tiranë
Preke Kodra – 48 vjeç, banues në Malësinë e Madhe
Fuad Verzivolli – 48 vjeç, banues në Elbasan
Metin Mehja – 27 vjeç, banues në Elbasan
Renato Hasani – 35 vjeç, banues në Elbasan
Skender Sufaj – 34 vjeç, banues në Tiranë
Artan Hoxha – 50 vjeç, banues në Tiranë
Elton Qyno – 39 vjeç, banues në Tiranë
Pajtime Fetah – 65 vjeç, banues në Elbasan
Dedan Gjoni – 48 vjeç, banues në Tiranë
Marsel Shega (alias Bujar Shega), – 51 vjeç, banues në Tiranë
Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka alias Hajdar Sefa) – 40 vjeç, banues në Tiranë
Blerina Beqiri – 39 vjeç, banues në Elbasan
Lini një Përgjigje