
Policia e Italisë ka arrestuar një 24-vjeçar shqiptar pasi u kap me duke shitur lëndë narkotike kokainë.
Karabinierët e Riccione të Italisë (Rimini), panë të shqetësuar një 24-vjeçar shqiptar teksa luante me telefonin e tij dhe ky veprim u tërhoqi vëmendjen.
Menjëherë e mbajtën nën vëzhgim dhe pasi e kontrolluan fizikisht, gjetën një dozë kokainë të cilën do t’ia shiste për 30 euro një përdoruesi.
Nga kontrolli i imtësishëm, arritën të zbulonin 20 doza kokainë në trup, automjet dhe më pas në banesën ku qëndronte. Gjithashtu, si provë u sekuestruan edhe 700 euro cash të cilat dyshohet se janë fituar nga aktivitet i paligjshëm.
Policia njoftoi se ai po qëndronte në një dhomë hoteli, nga ku kryente biznesin e tij ilegal.
Shqiptari u la në arrest shtëpie nga gjykata, deri në fund të procesit e cila do të bëhet me procedurë të shkurtuar.
Lini një Përgjigje