
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër. Mësohet se një person rreth 50 vjeç është gjetur pa shenja jete në automjet.
Sipas policisë, trupi i viktimës me inicialet E.M u gjet brenda një automjeti, në sediljen e pasagjerit, në qytetin e Shkodrës.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15, në lagjen "Qemal Stafa". Burime zyrtare shpjeguan nga hetimet paraprake se brenda automjetit në pronësi të një subjekti tregtar, në sedilen e pasagjerit, është gjetur pa shenja jete shtetasi E. M., rreth 50 vjeç”, njoftoi policia.
Sipas uniformave blu, dyshohet se shtetasi me iniciale E.M., ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën.
Policia po punon për të zbardhur shkaqet e vdekjes së tij për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, marrjen e dëshmive dhe zbardhjen e shkaqeve pas ekspertimit mjeko-ligjor.
Lini një Përgjigje